Policët e shendoshë duhet të mësojnë karate

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 09-12-2009

0

Policët e shendoshë duhet të mësojnë karate Policët e trashë në Afrikën e Jugut janë urdhëruar që deri në fillim të Kampionatit Botëror të Futbollit, që zhvillohet vitin a ardhshëm në këtë vend, t’i mësojnë artet marciale, bën të ditur gazeta The Sun.

“Policët tanë duhet të jenë në top-formë gjatë verës së ardhshme. Nëse i mësojnë artet luftarake – atëherë nuk do të kenë nevojë të mbështeten tek armët të cilat i bartin me vete.

Natyrisht, shpresojmë se nuk do të ketë huliganizëm, mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Cape Towën, Julian Jansen.

Policët do të mësojnë artin e karatesë nga 200 instruktorë të angazhuar për këtë qëllim – ndërsa duhet t’i nënshtrohen ushtrimeve së paku një herë në ditë.

“Njerëzit ishin të brengosur se një numër i policëve tanë janë të trashë, mirëpo kjo tash nuk do të jetë problem, nëse ushtrojnë rregullisht”, ka thënë Jansen. /

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet