Qeni me skateboard

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-04-2010

0

Tillman, qeni kampion bote në vozitjen në skateboard, këto ditë po bën përgatitjet intensive për garën e cila do të mbahet në kuadër të festivalit “Bark in the Park”.

Qeni katërvjeçar i racës buldog anglez është atraksion i vërtetë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve të rastit derisa stërvitet në Central Park të New Yorkut për ta ruajtur formën e lartë në prag të garës.

Atë e ndjek pronari Ron Davis i cili përndryshe është nga Kalifornia Jugore, ndërsa në stërvitje i ndihmon edhe partneri i tij në sparing, po ashtu një bulldog.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet