Qyteti më i rrezikshëm në botë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 30-10-2012

0

Fotografi Stephen Dupont ka publikuar disa foto të kriminelëve të rinj që bëjnë ligjin në Papua Guinenë e Re, një ishull i vogël pranë Australisë.

Port Moresby, kryeqyteti i këtij vendi shumë pak të njohur dhe të eksploruar, konsiderohet si një nga qytetet më të rrezikshme në botë për shkak të kriminalitetit tepër të lartë.

Në librin e tij, Dupont thekson se “kriminaliteti në këtë shtet është aq i madh sa shërbimet e sigurisë personale janë industria me fitimet më të mëdha në vend”.

Papunësia në Papua Guinenë e Re është në nivelin 60% dhe përdhunimet, vrasjet e vjedhja e makinave janë në rend të ditës. Papua Guinea e Re ka shpallur pavarësinë nga Australia në vitin 1975 dhe kryeqyteti i është shpallur si vendi më i rrezikshëm në planet.

Stephen Dupont ka nisur karrierën e tij si fotoreporter në vitin 1989 dhe ka mbuluar konflikte në Afganistan, Irak, Burundi dhe Ruanda./tch/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet