Rrah dhe pret veten për të mos shkuar në punë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-08-2009

0

Steven ReidE dashura e 23-vjeçarit Steven Reid nuk ka dashur të gënjejë policinë, dhe në fund britaniku i ka pranuar policisë se ka rrahur veten me gur dhe e ka prerë fytyrën me zhiletë.

Britanikut Steven Reid të enjten nuk i shkohej të pastrojë hotelin ku punon. Ka rrahur veten me gur dhe e ka prerë fytyrën me zhiletë. Më pas e ka thirrur policinë dhe ka thënë se gjatë rrugës për në punë e ka sulmuar dikush. Në fund, megjithatë ka pranuar çdo gjë dhe është dënuar me 100 funte për shkak të “shëtitjes” së policëve.

“Rrugës për në hotelin Travelodge ka nxjerrë zhiletin nga xhepi dhe e ka prerë fytyrën e tij disa herë. Më pas e ka marrë një gur prej toke dhe ka goditur veten në kokë dhe nëpër trup. Ka ardhur në stacionin policor në Aberdeen duke thënë se e kanë sulmuar dy meshkuj”, ka deklaruar polici Jim Craigen.

Steven në ndërkohë e ka thirrur edhe të dashurën e tij, mirëpo ajo ka refuzuar të merr pjesë në mashtrimin e tij nëse kontaktohet nga policia, prandaj Steven kur është marrë në pyetje për të dytën herë ka pranuar se krejt ka qenë aktrim.

“Kam shumë probleme familjare dhe puna thjesht mu ka bërë e tepërt. Tani e kuptoj që ka qenë marrëzi. Thjesht është dashur të thërras policinë dhe t’u them se sot nuk do të shkoj në punë”, ka thënë Steven.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet