Sekreti i 120 vjeçarëve tek ky frut i thatë. Ne farat i hedhim në kosh ata…

Posted by Aida. M | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-07-2017

0

Kur dikush ka ditëlindjen, urimi është:”U bësh edhe 100 vjeç”, apo jo? Por në një komunitet të thuash u bëfsh 100-vjeç, është pak. Komuniteti Hunza në Pakistanin e Veriut, i sheh të qeshur me stilin e jetës, me dietën e të ushqyerit.

Komuniteti përbëhet nga 87,000 njerëz që jetojnë në malet e Pakistanit verior me një jetëgjatësi mesatare prej 120 vitesh. Në disa raste të rralla ata jetojnë madje deri në moshën 160 vjeçare, shpesh pa probleme shëndetësore.
Hunzasët janë një shembull i përsosur se si ndjekja e një diete të shëndetshme, mund të rrisë jetëgjatësinë dhe të përmirësojë kushtet shëndetësore.

Sipas një postimi të botuar nga “Healthisportal.com”, ata rrallë sëmuren. Në fakt, nuk ka pasur një rast të vetëm të tumoreve të raportuara në mesin e tyre. Aty gratë lindin derisa të jenë 65 vjeçe! Dieta e tyre përbëhet nga ushqimi që ata prodhojnë, duke përfshirë fruta të papërpunuara dhe perime, arra, shumë kajsi të thata, një shumëllojshmëri të drithërave si dhe më pak djathë, qumësht dhe vezë. Farat e kajsisë janë të pasura me vitaminë B-17, gjë që shpjegon pse ato janë të rrezikuar nga tumoret. Vitaminat në fara kajsie, kanë veti anti-kancerike dhe banorët i përdorin ato fara për të bërë vaj.

Konsumi i mishit nuk është i zakonshëm në mesin e tyre dhe ata e konsumojnë vetëm disa herë në vit, kryesisht mish qengji ose pule. Thuhet se ata gjithashtu ecin 15-20 kilometra në ditë, një stërvitje shumë më rraskapitëse sesa mesatarja prej 3 kilometrash kardio që shumë prej nesh përdorin në palestra. Ata gjithashtu ndjekin një traditë fetare, ku për një periudhë prej katër deri pesë muajsh, ata nuk konsumojnë asgjë, por vetëm pinë lëng nga kajsi të thata.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet