Shëtitja e jashtëzakonshme me taksi
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 11-03-2010
0
Autoritetet australiane të turizmit po kërkojnë pesë qifte të huaja, për të marrë pjesë në atë, që pritet të jetë shëtitja më e gjatë dhe më e jashtëzakonshme me taksi.
Pas fushatës së suksesshme vitin e kaluar “Puna më e mirë në botë”, zyrtarët po shpresojnë të promovojnë Australinë Perëndimore duke nisur fushatën e re “Shëtitja e jashtëzakonshme me taksi”.
Në rrugëtimin nëntë javor, pesë qifte – nga Zelanda e Re, Malajzia, Singapori, Gjermania dhe Britania – do të marrin një udhëtim të gjatë 11.000 kilometra me taksi.
“Ky udhëtim është i bazuar në tregimin e viteve të 30-ta të dy kolegëve që udhëtuan nga Melbourne në Darvin, në sedijen e pasme të taksitë, por tash me një mënyrë më moderne”, tha drejtori i turizmit australian Stephanie Buckland.
Më shumë se 400 taksitë nga Perthi kanë aplikuar për të marrë pjesë në vozitjen epike, ndërsa fituesi do të shpallet më 11 mars.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





