Shpella e Mamuthit, parku më i thellë në botë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-09-2010

0

Asnjë park kombëtar në botë nuk është aq i thellë sa Shpella e Mamuthit.  Drita e diellit depërton nëpërmjet një guve në thellësinë e nëndheut në një botë që filloi 300 milionë vjet më parë.

Një botë labirinthesh dhe zgavrash të mbushura me kolona stalaktitesh dhe stalakmitesh.  Ato i bëjnë jehonë historisë së këtyre shpellave.  Banorët indianë të zonës i njihnin këto zona që 2000 vjet para krishtit. Madje ata i shfrytëzuan ato për të nxjerrë gipsin që e kanë përdorur që prej atëhere si medikament për ceremonitë e tyre.

Gjatë luftës së vitit 1812 me Britaninë, në zonë bëheshin shpime, pasi amerikanët kishin nevojë për barot.  Kripa e gurit nga shpellat përpunohej për t’u përdorur si eksploziv.  Pothuajse gjysma e municionit që u përdor në këtë luftë vinte nga kripa e gurit të nxjerrë nga Shpella e Mamuthit.

Në vitin 1838, një avokat i zonës e ktheu shpellën në një pikë turistike.  Skllevërit shërbyen si guida.  Një prej tyre ishte një i ri i mrekullueshëm me emrin Steven Bishop.  Ai eksploroi shtigje të nëndheshme si askush tjetër para tij dhe zbuloi lumenj nëntokësorë, si dhe Kupolën e Mamuthit.

Dikur një nga dhomat e kësaj shpelle përdorej për shërbime fetare që kumbonin në gjithë Shpellën e Mamuthit.

Në vitin 1842, shpella shërbeu si spitali i parë nëntokësor për viktimat e tuberkulozit.  Për fat të keq, atmosfera e shpellës nuk rezultoi ta kurote sëmundjen.  Vizitorët e sotëm hyjnë në dhomat e saj mahnitëse me njohuritë dhe historinë e saj si vargu më i gjatë i shpellave në botë, si dhe për të parë vetë thesaret që gjenden këtu.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet