Si lexohen shenjat e gishtërinjve?

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 23-12-2010

12

Një refren i njohur i kronikave policore është fjalia “personi iku pa lënë gjurmë”.

Të gjithë mendojnë se tashmë do të jetë e pamundur të gjendet një keqbërës duke menduar se nuk ka asnjë objekt që mund ta identifikojë, por, janë ato, të padukshmet, pjesë e trupit tonë, të patrashëgueshme genetikisht. Shenjat e gishtërinjve.

Të ekzaminosh një gjurmë gishti duhet që çdo ekspert të ketë një valixhe në vendin e ngjarjes, me të gjitha pajisjet e domosdoshme.

“Kjo është një valixhe e pajisur me disa gjurmëkopjues, pllaka, rula dhe pluhura të ndryshëm. Gjurmët merren me gjurmëkopjues dhe më pas vihen në laborator për t’u vlerësuar”, tregon eksperti.

Dokumenti laget në masën 80% më një solucion të holluar të kloridit të sodës, por edhe përdorimi i nihnidrinës ndihmon në zbulimin e gjurmëve.

“Letrat kryesisht përpunohen me nihnidrinë”, shpjegon eksperti.

Kjo kuti ka ardhur nga një vendngjarje së bashku me objektet që ishin sekuestruar nga ekspertët. Ata do të verifikojnë gjurmët që me sy të lirë nuk shihen.

“Provat vijnë të ambalazhuara. Hapim dhe shikojmë objektet që ndodhen brenda janë ato që ka fiksuar eksperti në vendin e ngjarjes dhe mendon se këto objekte i ka prekur autori”, thotë eksperti.

Me anë të kompjuterit gjurma pastrohet nga papastërtitë. Një shembull të tillë na e tregon edhe përpunimi i një letre kërcënuese nga një person i paidentifikuar.

Në një dhomë të mbyllur me anë të rrezeve blu, dritës floureshente shfaqen e më pas fotografohen gjurmët në një qese kanabis.

Një nga ekspertët i cili bën krahasimin e gjurmëve dhe identifikimin e saktë të tyre e njëkohësisht finalizon proçesin, nuk mund të identifikohet hapur për shkak të pozicionit të vështirë të tij në detyrë.

“Këto janë gjurmët e gishtave që vijnë nga personat që arrestohen dhe ndalohen. Kopjet e tyre mbahen dhe ruhen në arkiv”, tregon ai.

Të njohësh një gjurmë minimalisht duhet që ajo të plotësojë 12 karakteristika të veçanta që ajo të ngjasojë me pikë maksimale me një nga gjurmët e serverit kompjuterik duke identifikuar në këtë mënyrë autorin e një ngjarjeje.

“Në anën e majtë është një gjurmë gishti e gjetur në vendngjarje dhe nga ana tjetër është një gjurmë gishti e nxjerrë nga sistemi, ku del një listë prej 20 personash që janë në databazë”, shpjegon eksperti.

Gjurmët e gishtave u hiqen nga sistemi kompjuterik vetëm atyre personave që pasi janë ndaluar apo arrestuar dalin të pafajshëm për kryerjen e një vepre penale.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentet (12)

Eshte me te vertete e cuditshme si nuk mund te gjenden dy veta ne bote qe kane te njejtat shenja te gishterinjeve.

Shenjat e gishterinjeve jane unike per te gjithe personat prandaj nuk mund te gjesh dy veta me shenja te ngjajshme.

shum interesant fakti qe ka kaq kombinime pafund te vijave te gishtave sa cdo kombinim esht unik

Shenjat e gishterinjeve jane te vetmet prova qe kane mbetur te pa fallsifikueshme.Ç’do gje tjeter duke perfshire edhe fotografite,edhe pamjet vizive edhe audio te gjitha jane bere te fallsifikueshme.

interesante.

O besimtar , a po e shifni se allahu i lartëmadhërishëm i ka shënuar dhe paisur të gjithë njerzit me shenja të veqanta,andaj këtë nuk mundë ta bëj askushi pos zotit.Qdo njeri ka vulën e vetë në gishtërinjë e vet e cila nuk mundë të jetë e njejtë për askënd dhe nuk mundë të falcifikohet,andaj besoni deri në ditën e gjykimit.

shume interesanta tani na mbeti vetem’te fallcifikojme shenjat e gishtave’ ok

pasi ka lindur klonimi besoj se se shpejti do te lindi dhe fallcifikimi i shenjave te gishtrinjve

SA DIT MUND TE RRIN SHENJAT E GISHTAVE NE NJE OBJEKT NESE KAN KALUAR 1MUAJ EKSPERTI E MERR DOT SHENJEN E GISHTAVE?

Para 1400 vitesh ka fol Kurani per kete dukuri apo vequri te gishtrinjeve
“A mendon njeriu se nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t’i mbledhim. Madje, Ne jemi të zotë t’i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij.” (Kijame, 3-4.)

Xhesiana nqs nuk eshte pastruar edhe mbas 10 vjetesh jane akpma pavarsisht se jane bere me pluhur gjenden prap ..

Me te vertete Allahu ka fuqi absolute.

Komentoni këtë kuriozitet