Studimi, sirenat jane te verteta

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-06-2012

38

Studiuesit kishin arritur në përfundimin se qeniet e çuditshme që detarët shikonin, ishin gjitarë zhytës, që i përkasin familjes së sirenave, që shumë herë janë të njohura dhe si… lopët e detit.Por, përfundimi i tyre rezultoi i gabuar.

Një studim i ri, i kryer nga shkencëtarët, zbulon se pas legjendave të detarëve fshihet e vërteta: “Sigurisht që është një teori shumë radikale për zhvillimin e qenies njerëzore, por kemi përqasur legjendën e stërlashtë me një studim shumë të detajuar dhe shumë shkencor, ndaj dhe vërtet besojmë se kjo ka si bazë të vërtetën”, – deklaroi Charlie Foley i Animal Planet, në edicionin e lajmeve të kanalit televiziv “Fox”.

Sipas teorisë së re, pra, ekzistonte dikur në tokë një qenie majmuni zhytës, gjitar, që jetonte në det dhe ngjante shumë me atë çka ne kemi në mendjet tona dhe e imagjinojmë dhe e quajmë “Sirena”.

Është shumë e komplikuar si teori, për vetë faktin se për dikë mund të duket shumë e paimagjinueshme dhe vërtet mund të ekzistonin këto qenie. Le të kujtojmë se evolucioni i njeriut mund të ketë lidhje direkte me detin. Është e sigurt se njerëzit prehistorik, jetonin në bregdet. Diçka e njëjtë me atë të Andertalëve, të cilët datohen deri 100 000 vjet më parë. Gjurmët e të cilëve janë zbuluar në shumë vende të ndryshme të botës, duke veçuar ato të Ballkanit jugor dhe perëndimor”, – shpjegon Charlie Foley, duke theksuar se sirenat janë qenie paranjerëzore, e të njëjtës “racë”.

Ekipi i tij i studimit, e di shumë mirë se rezultati i tyre do të ngjallë shumë reagime të forta, pasi prezantojnë me një mënyrë më të specifikuar shkencërisht teorinë e zhvillimit të specieve në tokë.

“Ka shumë diferencë midis nesh dhe gjitarëve prehistorikë, por shumë karakteristika tonat ne i ndajmë me gjitarët e detit. Siç p.sh. rrjeta midis gishtave, që në shumë gjitarë të tjerë prehistorikë nuk ekziston, si dhe shtresa e yndyrës nënlëkurë dhe mungesa e pushit/qimeve në trup”, – shpjegon Foley dhe thekson diçka shumë të rëndësishme: “Nuk ju bën përshtypje se njerëzit kanë aftësitë e instinktit të notojnë dhe të kontrollojnë frymëmarrjen e tyre, kur ndodhen në det. Njerëzit mund të mbajnë frymëmarrjen deri në 20 minuta, më shumë se çdo kafshë tjetër tokësore”.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg