Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-11-2009
0
Këshilltari për siguri nga Leicesteri, Manjit Singh, i cili në Angli është i njohur si njeriu i çeliktë, të enjten me flokët e tij ka tërhequr në distancë prej 21.2 metrash një autobus me peshë prej tetë tonesh duke thyer kështu rekordin Guinness.
Ky rekord është vendosur në Londër gjatë Ditës tradicionale të rekordeve të Guinnessit, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz anekënd botës, të cilët veç rolit të tyre si spektatorë, janë munduar të thyejnë edhe ndonjë rekord.
Për Singhun kjo ishte një arritje e madhe, duke qenë se në vitin 2007 nuk ka mundur të tërheqë të njëjtin autobus me anë të veshëve të tij, në distancën e kërkuar.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 31-10-2009
0
Në moshën 71-vjeçare është bërë rekordmen. Ai është në fakt babai më i moshuar me dy binjake në Angli.
Richard Roden, saldator në pension është martuar me 25-vjeçaren dhe vetëm pak ditë më parë ka festuar sjelljen në jetë të dy fëmijëve Emily e Ruby.
Ai rrëfen se si reagojnë njerëzit kur ai u thotë se dy vogëlushët nuk janë mbesat e tij, por vajzat.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 29-10-2009
0
Në një fermë të Hertfordshire në Britaninë e Madhe kultivohen më shumë se 10 mijë kunguj në vit, përveç konsumit si ushqim kungujt përdoren edhe për festivalin e përvitshëm të Hallouinit.
Festivali i kungujve u jep mundësinë fëmijëve të argëtohen dhe të shohin një pjesë të kungujve të transformuar në vampirë dhe gogolë.
Gjatë festivalit fëmijët gjithashtu marrin pjesë në lojën që titullohet “kungujt olimpikë” duke i bashkuar me kukullat e Hallouinit.