Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-12-2011
0
Ariu i cili duket se i pëlqen shoqëria është incizuar duke përshëndetur turistët me “dorë” dhe është postuar në net.
Një grua e panjohur ka tundur dorë derisa ka kaluar aty pranë dhe është befasuar pasi ariu këtë e ka kuptuar si përshëndetje dhe është ulur duke e tundur këmbën e përparme, raportoi “The Sun”.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 07-10-2011
0
Nuk ka ardhur kjo porosi nga ndonjë myshteri i zakonshëm, por nga një ari i uritur.
Ky ari i murrmë kishte hyrë me forcë në një piceri dhe kishte filluar të gëlltisë të gjitha ushqimet që i kishte hasur, ndërsa gjatë kësaj kohe mysafirët që gjendeshin në këtë piceri ishin fshehur nën tavolina.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-10-2011
0
Dy këlyshë të vegjël ariu kanë dhënë një shfaqje për disa kalimtarë të cilët po kalonin për mes një parku kombëtar.
E gjitha kjo ngjarje që ka ndodhur në Kaliforni, SHBA është filmuar dhe është hedhur në YouTube. Deri tani ajo ka marrë më shumë se 30 000 klikime.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-10-2009
0
Blerësit në një dyqan amerikan kanë mbetur të shokuar, kur brenda dyqanit kanë parë një mysafir të paftuar. Një ari ka hyrë nëpërmjet derës automatike dhe ka shkuar në drejtim të frigoriferit të birrave.
Ariu ka hyrë në një dyqan në Wisconsin, për t’u ngjitur më pastaj mbi një friz të lartë 4 metra, ku ka qëndruar rreth një orë.
Pronarët e dyqanit i kanë evakuuar myshterinjtë, për t’i ftuar më pas pjesëtarët e shoqatës për mbrojtjen e shtazëve, të cilët me anë të një serumi e kanë vënë në gjumë ariun, dhe më pas e kanë marrë me vete.