Publikuan foto duke u puthur, u arrestuan

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-10-2013

0

facebook aaaaas(1)Një çift adoleshentësh në Marok janë arrestuar pasi kanë postuar në Facebook një fotografi ku shihen duke u puthur.

Të rinjtë e moshës 14 dhe 15 vjeç e kanë bërë foton jashtë shkollës së tyre në Nador dhe e kanë postuar në rrjetin social.

Ata janë arrestuar për prishje të sjelljes publike pasi një gazetë lokale e bëri lajm. Dy të rinjtë do të paraqitet para gjykatës javën e ardhshme.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Batallët e facebook-ut! Rinia po thinjet para kompjuterit

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-03-2013

0

facebookProfilet në facebook janë përhapur si kërpudhat, po t’i vësh re ka më shumë llogari se sa njerëz në planet, pse ndodh kjo? Sepse secili ka krijuar të paktën 10 profile fallsë. Do më thoni po ç’i duan gjthë këto profile? Për ç’gjë tjetër? Për të gjetur ndonjë dashnore ose dashnor! Herë përdorin emra vajzash, herë emra djemsh. Po s’na ndezi këtej thonë, do të na ndezë andej. E bëmë që e bëmë mundimin të mos dalim duar bosh!

Njërëzit seriozë që e përdorin facebook-un për të promovuar veprimtarinë e tyre profesionale janë vërtet të paktë. Nuk e shpenzojnë kohën e tyre gjithë ditën para një kompjuteri, siç bën pjesa tjetër e batallëve.

Batallët mbeten batallë. Të njëjtët do të mbeten në çdo kohë. Çigare në buzë, xhel në flokë, syze dielli në palcën e dimrit, para borxh dhe varavingo rrugëve të fshatit apo të qytetit. Dikur këta batallë hanin ndonjë grusht fara luledielli prapa ndonjë pallati ose bënin ndonjë lojë kumar, ndërsa tani janë mbyllur në një dhomë si të burgosurit dhe masturbohen.

Nga ana tjetër kemi gratë, dhe s’flas vetëm për këto të rejat 18 – 30, por për këto të mëdhatë që nuk e di se ç’kanë pësuar por janë tërbuar fare kohët e fundit. I ke 24 orë në ditë në facebook. Se kur gatuajnë, se kur lajnë, se kur merren me familjet një zot e di! Dhe sikur dyfishin e orëve të kishte dita, ato përsëri të njëjtat gjëra do të bënin: shkrepje fotosh në tualet, rregullim në photoshop dhe në pritje të ndonjë komplimenti te fusha e komenteve! Hajde hap shtëpi pastaj me këto! Po më mirë rri vetëm! Se kështu brirët do të të arrijnë në tavan! Gratë nuk kanë kuptuar një gjë: burrat që kërkojnë në internet për gra janë po aq qesharakë sa ato. Të mjerë, të paaftë dhe tërësisht idiotë. Po cili njeri serioz do të donte të kalonte jetën me një grua apo një burrë si këta të sipërpërmendurit?!

Sa për fëmijët ç’të thuash? Fëmijët ndjekin shembullin e të mëdhenjve, në facebook rrini ju? Në facebook do të rrimë dhe ne! Ngarkojnë dhe ata ca foto qesharake, s’dinë të lidhin dy fjalë, me zor marrin një 5 në shkollë etj, etj…

Ku kemi arritur o njerëz? Në qoftë se do të vazhdojmë kështu, kam frikë se shumë shpejt do të humbasim dhe ato pak vlera që na kanë mbetur. Zgjohu rini! Jeta nuk është facebook-u, jeta është jashtë.

Shkollohuni (me forcat tuaja, jo me paret e babait), punoni, dashuroni, argëtohuni… se koha kalon shumë shpejt, mos u thinjni para kompjuterit se është krim… Kurrë nuk është vonë për një fillim të ri.
AlbStroka

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Më 7 mars, Facebook do të prezantojë “fytyrën” e vet të re

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 06-03-2013

0

Më 7 mars, Facebook do të prezantojë “fytyrën” e vet të reNdoshta për t’i dhënë një nxitje të re përdoruesve, që kanë nisur të largohen paksa, Facebook ka paralajmëruar se do të kryejë disa ndryshime të “News Feed”, në një event që do të zhvillohet nga data 7 mars në rezidencën e rrjetit social, në “Menlo Park”. Duhet të jetë vetë Mark Zuckerberg që pritet të shpalosë ndryshimet.
Deri tani është mister se çfarë risish do të sjellë rifreskimi i “News Feed”. Megjithatë mund të thuhet se risia më themelore do të jetë një funksion që do të shfaqë përbërësit më të rëndësishëm të ditës. Për më tepër, grafika e re duhet të jetë përshtatshme për versionin “mobile”, duke parë sasinë e stërmadhe të përdoruesve që lidhet me Facebook përmes aplikacionit të posaçëm.
Për më tepër, Zuckerberg duhet të ketë marrë parasysh edhe kërkesat e përdoruesve. që do të donin impostime më të thjeshta për privatësinë, kështu që duhet të përfshijë funksione të reja për ta bërë sa më “intim” rrjetin social. Një ndryshim, siç është paralajmëruar në të kaluarën, pritet të prekë edhe “Timeline”-in. Pas testimit në disa përdorues të caktuar në Zelandën e Re, i gjithë profili personal pritet të ridizenjohet nëpër kolona: majtas do të jenë të listuar të gjithë të dhënat personale, kurse në qendër do të jetë hapësira për statuse, apo publikim të linkeve. Nuk mbetet veçse të shihet konkretisht nga e enjtja sesi do të ndryshojë rrjeti i famshëm social.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Zuckerberg zotëron 30 për qind të Facebook

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-02-2013

0

fbPërderisa shumica e drejtorëve ekzekutiv i shesin aksionet e tyre pas regjistrimit në berzë, ky nuk është rasti me drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili, kur kompania e tij hyri në berzë kishte 500 milionë aksione, ndërsa tani ka 632.65 milionë aksione ose 30 për qind të kompanisë.
Kur Facebook pati debutuar në berzë, Zuckerberg kishte thënë se ai nuk do t’i shiste aksionet e tij, dhe rregullatorët e tregut në SHBA kanë thënë se në ndërkohë, Mark madje ka blerë aksione të reja në kompani.

Më herët, Zuckerberg kishte shitur rreth 30 milionë aksione, kur vlera e një aksioni sillej rreth 38 dollarë, ndërsa vlera e një aksioni tani është 28 dollarë, e cila është ngritur nga shtatori kur ishte 17.55 dollarë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Facebook Privacy, do te hiqet votimi i perdoruesve

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-11-2012

0

Ndryshimet e politikave te privatesise se Facebook nuk do te jene me ne votim nga perdoruesit. Kete e propozoi rrjeti social me i famshem ne bote, duke theksuar qellimin e vet per te vazhduar te lejoje anetaret e tij te komentojne perditesimet e propozuara.

Kompania kryesore e medias sociale ne bote ka shpjeguar ne nje postim ne blogun e vete te merkuren se mekanizmi aktual i votimit, qe aktivizohet vetem pas nje kuorumi te mjaftueshem me komente dhe propozime te reja, eshte transformuar ne nje sistem qe thekson sasine e pergjigjeve me shume se cilesine e diskutimit.
Ne fakt perdoruesit kane tendence te lejne komente me dy fjale per te kundershtuar modifikimet ne vend qe pergjigjen.
Por Facebook ka treguar se do te vazhdoje te informoje perdoruesit per modifikimet e rendesishme ne politiken e privatesise se tyre dhe mbi perdorimin e te dhenave personale, ashtu si edhe te deklarimet e te drejtave dhe pergjegjesive te perdoruesve.
Pervec ketyre kompania do te kete 7 dite per komente dhe do te kete parasysh reagimin e perdoruesve. “Do te shtojme dhe mekanizma ne njoftime, mes te cilave email, per t;ju informuar per ndryshime te tilla”,- tha Elliot Schrage, zv.president i komunikimit, ne politiken e marketingut te Facebook. Facebook lejon perdoruesit te votojne mbi modifikimet per privatesine qe prej 2009-es.
Qe prej atehere kompania e Mark Zuckerberg i eshte nenshtruar nje oferte publike te aksioneve dhe baza e perdoruesve shpertheu nga rreth 200 milion ne me shume se 1 miliard. Sic parashikohet nga rregullorja e 2009-es, votat e perdoruesve llogariten vetem nese 30% e perdoruesve aktive ne Facebook do te marrin pjese ne votim.
Kjo gje nuk ndodhi ne te dyja rastet qe perdoruesit jane therritur per te votuar dhe me shume mundesi nuk do ndodhe as ne te ardhmen, duke qene se rritja e konsiderueshme e anetareve do te thote se kuorumi ka arritur nje shifer prej 300 milion personash te thirrur per t’i dhene vlefshmeri referendumit virtual.
Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Gratë tradhtojnë si burrat, shkak Facebook-u dhe telenovelat

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-10-2012

0

Sipas një studimi të bërë dhe të cituar nga Wall Street Journal shihet se gratë janë në gjendje të tradhtojnë po aq sa burrat.Barazia e gjinive duket se po përhapet kudo: në punë, në ushtri, dhe sipas të dhënave të fundit, edhe në fushën e tradhtisë.

Sipas të dhënave të një studimi amerikan, burrat tradhtojnë në 23 për qind të rasteve, ndërsa gratë në 19 për qind. Një diferencë shumë e vogël kjo, po të kemi parasysh se 20 vjet më parë burrat tradhtarë ishin sa 2 -fishi i grave.Një problem i përhershëm i kërkuesve është se duhet të pyeten për besim ata njerëz të cilët gënjejnë bashkëshortët e tyre. Hulumtuesit në përgjithësi besojnë se numri i njerëzve që tradhtojnë është më i madh se këto shifra aktuale të paraqitura.

‘Miqësitë emocionale që kthehen në ato fizike janë pikat tradicionale të hyrjes për aferat e gruas’, thotë Peggy Drexler psikologe amerikane. Tashmë është e lehtë që këto lloj miqësish të zënë rrënjë në internet. Disa thonë se rrjetet sociale janë vetëm një shtytës i tradhtisë dhe se tradhtarët gjithmonë do të gjejnë mënyra për ta bërë një gjë të tillë.

Megjithatë, nëse dikush ju ka mbetur në mendje nga mbrëmja e maturës, sot shanset janë më të mira për ta gjetur atë person.

Barazia shihet edhe në aspektin cilësor të tradhëtisë

Sipas psikologes Drexler barazia në tradhti mes burrave e grave nuk është vetëm sasiore, por edhe cilësore. Sipas saj, gjithnjë e më shumë ka gra që jo vetëm tradhtojnë, por janë në kërkim të aventurave të reja.

Sipas studimi të ‘National Science Foundation’, faji për këtë i atribuohet modeleve sociale të rrëfyera përmes mjeteve të komunikimit, sidomos TV, që tregojnë vazhdimisht dhe në mënyrë të hapur skena seksi, një situatë të cilën psikologët e quajnë ‘mbivlerësim i tradhtisë’.

Kur spektatori familjarizohet në mënyrë progresive me tradhtinë, fillon ta konsiderojë një situatë normale.

Studiues të tjetër sugjerojnë se faji për shtimin e këtij fenomeni nuk është vetëm i ‘shtëpiakeve të dëshpëruara’ (seriali televiziv), por një rol të rëndësishëm në këtë aspekt luajnë edhe rrjetet sociale, të tilla si Facebook, që lehtësojnë situatat për krijimin e lidhjeve jashtëmartesore, sidomos te gratë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Zbuloni sa vleni për “Facebook” e “Google”

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-10-2012

0

Një aplikacion i ri në internet i jep kujtdo mundësinë që të shikojë se sa para fiton “Google” dhe “Facebook” nëpërmjet përdorimit të të dhënave të tij.

I sapohedhur në rrjet për versionet e lundrimit “Firefox” dhe “Chrome”, “Privacyfix” skanon dhe gjurmon aktivitetin online dhe të dhënat e llogarisë, që përdoren nga dy gjigantët e internetit për arritjen e përfitimeve jashtëzakonisht të larta nga reklamat.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg