Mënyra se si flemë zbulon jetën seksuale në çift

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-03-2013

0

gjumiTingëllon pak a shumë kështu përqindja e studimit të radhës i prezantuar nga gazeta gjermane “Bild”, mbi pozicionet e vjetra në krahët e çiftit. Dhe nuk ka rëndësi nëse natën lëvizin në krevat. Ai që ka rëndësi është pozicioni që zgjedh përpara se të të zërë gjumi. Çiftet që shtrihen në krevat kurriz më kurriz, për shembull, zbulojnë një lidhje në çift dhe seks shumë intim. Pozicioni në formën e lugës e thotë më së miri faktin që dashuria nuk mungon, por dëshira për të bërë seks është e pamjaftueshme. Ja edhe 10 pozicionet më të mundshme dhe shpjegimet që ka gjetur revista e njohur gjermane “Bild”.

1 – Peshorja
Partneret flenë me shpinë të kthyer, ku e vetmja pjesë e trupi në kontakt është prapanica. Sipas shumë studimeve për pozicionet e natës, duke përfshirë edhe atë të terapistit martesor amerikan Mark Goulston, ky pozicion të krijon mendimin se është krijuar një krizë, ose është duke afruar një krizë. Të flesh kurriz më kurriz dhe të prekesh vetëm me të ndenjura, në më të shumtën e rasteve do të thotë një bashkim më i thellë ndjeshmërie. Seksi, me pak fjalë, nuk është një ndeshje e egër dhe pasionale, por diçka shumë më paqësore dhe e pasur me përkëdhelje. Dhe të mos harrojmë se disa ndjesi nervore gjenden pikërisht në pjesën e prapanicës. Dhe mbi të gjitha në çiftet që jetojnë prej kohësh bashkë. Ky pozicion është ndër më të preferuarit.

2 – Peshorja 2
Bëhet i rrezikshëm (duke rrezikuar edhe ndarjen) në rastin e dytë të “Bild”, ose më saktë, në pozicionin me shpatulla të kthyera, në momentin kur kontakti avash-avash fillon të mungojë dhe distanca mes prapanicave të partnerëve fillon të largohet. Në këtë rast fillon të mungojë edhe kontakti në jetën seksuale të çiftit. Komoditeti fiton mbi nevojën e afërsisë dhe seksi është bërë diçka rutinë, pa pasionin e duhur. Kujdes, pasi diçka nuk është në drejtimin e duhur!

3. Nyja
Partnerët janë përballë njëri-tjetrit dhe preken, fytyra dhe trupat janë të bashkuar, këmbët e lidhura. Në këtë rast është mundësia për të zbuluar një raport të freskët dhe me rezultate shumë të larta. Pozicioni evidenton dëshirën për t’u prekur dhe për të qëndruar pranë në fazën e gjumit. Seksi është një gjendje shumë të mirë. Kujdes vetëm për kohëzgjatjen! Qëndrimi për një kohë të gjatë “nyje” mund të vërë në evidencë zgjatjen e një pavarësie reciproke, që jo gjithnjë është pozitive.

4 – Engjëlli mbrojtës
Çifti është i lidhur më këmbët e ngjitura dhe njëri merr tjetrin për krahësh. Pozicioni evidenton një dëshirë për liri, edhe në jetë, prej të dyve, por gjithashtu edhe shumë intimitet. Kur njëri kap tjetrin për krahu do të thotë që është gati për t’u kryer procesi i një “dhurimi”, madje edhe në seks. Asnjë rivalitet me pak fjalë dhe të dy së bashku kërkojnë t’i japin partnerit të gjithë atë që kanë, për ta bërë sa më të lumtur.

5. Venusi
Është ajo që në këtë rast i afrohet atij, që qëndron me shpatullat e kthyera. Ajo që në këtë rast kërkon akoma edhe më shumë nga jeta seksuale dhe sentimentale prej tij, që evidenton një sjellje më pak të durueshme dhe pjesëmarrëse në lidhje.

6. Gërshëra
Të dy së bashku flenë afër njëri-tjetrit, por preken vetëm me këmbë. Është në tentativë një dëshirë për t’u afruar. Kërkohet të rikuperohet kontakti fizik, duke përjashtuar pasionet reciproke. Seksi që vjen më pas, shpesh degjeneron në një moment pajtimi, por për t’u denigruar sërish.

7. Në formë luge
Çifti fle me barkun e bërë gropë në kurrizin e tjetrit dhe këmbët e lidhura. Që të dy dashurohen, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Por që edhe kohërat e pasioneve kanë mbaruar mund të thuhet gjithashtu. Megjithatë, kjo nuk i heq asgjë faktit se seksi në çift është akoma i kënaqshëm, vetëm se pak më i qetë dhe më i relaksuar. Një sinjal i mirë është nëse partnerët shkëmbejnë rregullisht rolet. Kjo është shenjë e një raporti në ekuilibër shumë të mirë. Por nëse është gjithnjë ai që qëndron mbrapa, me shumë mundësi është vetëm ai që ka në lidhje një pozicion “aktiv”, ndërsa ajo provokon vetëm instinktet e tij mbrojtëse.

8. Sanduiç
Siç mund të thuhet më qartë, flenë të dy të lidhur, njëri përgjysmë mbi tjetrin, me këmbët në larguara nga pjesa e trupit. Është pozicioni që të krijon më shumë preokupim. Partnerët përqendrohen njëri mbi tjetrin, kur njëri i ofron mbrojtje tjetrit dhe seksi është i pasur me kënaqësi dhe një intimitet e besim reciprok.

9. Hileja
Në këtë pozicion, njëri prej të dyve merr në kontroll të gjithë hapësirën e krevatit. Nuk ka shumë për të thënë, pasi pozicioni i saj zbulon gjithçka. Secili prej tyre zgjedh rrugën e tij dhe njëri me shumë dëshirë do të donte të nxirrte jashtë nga jeta e tij, tjetrin. Në fakt, jeta në çift është një katastrofë e vërtetë, por që asnjëri nuk mund ta pranojë plotësisht. Seksi? Shumë egoist dhe me një tentativë arratisjeje. Këtu mund të thuhet me plot gojën se janë ndezur totalisht dritat e alarmit.

10. Në radhë
Është pak a shumë si “luga”, vetëm se në këtë rast trupat nuk preken, veçse ka një lëvizje të lehtë të dorës së njërit mbi qafën e tjetrit. Këtu ekziston ekuilibri mes intimitetit dhe distancës në çift. Secili prej tyre gëzon liritë personale, pa treguar asnjë shenjë të sjelljeve egoiste. Ka shumë konfidencë mes dy partnerëve dhe nëse njëri prek partnerin, e vë në mënyrë pushtuese dhe me një mbulim të afërt mund të lërë të kuptojë se: të kam në dorë, kujdes se mos bën hapa falsë. Pra, me pak fjalë, duket se në krevatin bashkëshortor gjithçka funksionon si një pasqyrë e së vërtetës në jetën në çift dhe në lidhjen e radhës. Ka të drejtë ai që gjithnjë mendon se në fund të fundit, gjithçka vendoset gjithmonë vetëm në një dhomë të shtëpisë, në dhomën e gjumit.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Bukuroshja që fle 22 orë në ditë!

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-01-2013

0

gjumiNjë adoleshente 17-vjeçare në Britaninë e Madhe është cilësuar si “Bukuroshja e fjetur” pasi vuan nga një lloj sëmundje që e detyron atë të flejë në 22 orë në ditë, madje ka pasur raste që ajo ka fjetur për 12ditë rresht. Shannon Mageen ka qenë kadetë në ushtri, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore është vënë re se trupi i saj ka një sërë çrregullimesh.Gjatë pesë viteve të fundit vajza që ka dy vëllezër dhe tre motra, ka fjetur nëpër ditëlindje, gjatë festës së Krishtlindjes, madje ka fjetur edhe në një udhëtim me ski. Pas ekzaminimeve të shumta nga mjekët ajo u pa se vuante nga një sindromë e quajtur GCSE, e cila u gjet nga babai i saj.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

10 të vërteta interesante rreth ëndrrave

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 11-01-2013

2

endrraJu paralizoheni kur flini: nëse doni besojeni e nëse doni jo por njeriu është pothuajse i paralizuar gjatë gjumit. Kur flini shihni shumë ëndrra. Në ëndërr mund të fluturoni, të notoni e të tjera. Shkaku i mos-bërjes së këtyre veprimeve fizikisht është një hormon. Kur flemë truri e lëshon këtë hormon duke ju paralizuar. Në rast të lëshimit të pakët të këtij hormoni mund të ndodhë që personi t’i realizojë veprimet e ëndrrës me muskujt fizikë.

Nxitësit e jashtëm ndikojnë në ëndrrat tona: këtë do ishte më mirë ta shpjegonim me një shembull. Nëse fizikisht keni etje atëherë mundësia më e madhe është të shihni ujë apo gjëra të ngjashme me të në ëndërr.

Efekti i lënies së cigares: sipas një studimi të një reviste 33 % e duhanpirësve shohin të paktën 1 ëndërr. Dhe këto ëndrra zakonisht përmbajnë ndjenja negative dhe keqardhjeje.

Edhe kafshët shohin ëndrra: në një studim të realizuar mbi kafshë të ndryshme është pare se edhe në trurin e kafshëve krijohen dallgë të trurit gjatë gjumit ashtu si tek njeriu. Kur shihni një qen do të vini re se do të lëshojë zëra të ndryshëm gjatë ëndrrës në të cilën i është vërsulur diçkaje.

Ëndrrat nuk janë të gjitha me ngjyra: 12 % e ëndrrave të personave që cilët mund të shohin janë bardh e zi. Ndërsa pjesa tjetër janë ëndrra me ngjyra.

Ëndrrat janë pasqyrim i gjërave që dimë: truri ynë nuk krijon fytyra të reja. Në ëndrra shohim fytyrat e para më parë por nuk mund t’i mbajmë mend.

Ëndrrat mund të përsëriten: edhe pse mund të shihen disa herë shumica e ëndrrave mund të përsëriten disa here. 70 % e femrave dhe 65 % e meshkujve pohojnë se e kanë parë disa here të njëjtën ëndërr.

Të gjithë shohin ëndërr: të gjithë personat të cilët nuk kanë ndonjë problem serioz psikologjik shohin ëndrra. Ato që thonë se nuk shohin ëndrra në të vërtetë nuk i mbajnë mend.

Nuk mbani mend 90 % të ëndrrave: pas zgjimit njerëzit harrojnë gjysmën e ëndrrës brenda 5 minutave dhe 90 % të saj brenda 10 minutave.

Edhe të verbrit shohin ëndrra: personat të cilët kanë lindur të verbër në ëndërr shohin pamje të ndryshme. Nëse personi ka lindur i verbër atëherë përdor shqisat e zërit, prekjes, nuhatjes dhe të tjera. Ai sheh ëndrra duke përdorur këta ndjenja.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Sa orë gjumë janë të nevojshme për njeriun?

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 10-12-2012

0

Duke marrë parasysh të gjitha funksionet tona psikologjike, nuk është e çuditshme që njeriu një të tretën e jetës e kalon duke fjetur. Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë, se truri akumulon tëgjitha detajet e ditës, ndërsa ne ndodhemi në gjumë.

Pagjumësia nuk është sëmundje, por është simptomë e cila mund të zgjasë për një kohë të shkurtër apo të jetë në ndikim për kohë të gjatë. 10 – 26% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kalimtare, 7 – 20% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kronike. Disa nga liderët më të mëdhenj të botës, nga Napoleon Bonaparti, Çurçilli, Klintoni apo Teçeri, thuhet se flinin maksimumi 6 orë në 24.

Orët e nevojshme të gjumit, varen nga mosha
16 orë për të sapolindurit
10 orë për 3-18-vjecarët
8 orë për 19-55-vjecarët
6 orë për mbi 56-vjecarët

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Gjumi faktor ndikues ne sjelljet e femijeve

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-11-2012

0

Mjaft gjume dhe kualitativ mund te zvogeloje hiperaktivitetin dhe sjelljet e keqija te femijeve.
Nje studim i shkencetareve finlandeze tregoi se mungesa e gjumit tek disa femije shkakton hiperakt

ivitet, nervoze dhe sjellje te keqija, e jo shume gjume sic pritej. Prej 280 femijeve te anketuar ata te cilet flinin me pak se tete ore ishin shume me hiperaktiv se te tjeret.
Ekspertet konsiderojne se mjaft gjume mund te permiresoje sjelljet e femijeve te shendosh dhe te zvogeloje simptomat e crregullimit te vemendjes (ADHD).

Kete studim e kreu nje ekip ekspertesh nga Universiteti ne Helsinki dhe nga Instituti Kombetar per Shendetesi i Finlandes, me femije te shendosh ne moshe prej 7-8 vjet. Asnje prej 280 femijesh, sa ishin te perfshire ne studim nuk kane pasur kurrfare crregullimi te vemendjes.
Femijet u percollen gjate shtate diteve, shenohej sjellja e tyre, periudha e gjumit dhe aktiviteti, pastaj rezultatet krahasoheshin me testet qe perdoreshin per diagnostifikimin e crregullimit te vemendjes. Eshte konstatuar se femijet te cilet flinin me pak se tete ore ishin me hiperaktiv dhe silleshin me keq.

“Arritem te tregojme se gjumi i shkurte dhe problematik lidhen me crregullimin e vemendjes. Konstatuam se gjumi i mjaftueshem tek femijet eshte i rendesishem per preventiven e crregullimit te vemendjes”, tha udheheqesja e studimit, Juulia Paavonen.
“Madje gjysme ore me shume gjume u tregua si ndihme e rendesishme per permiresim ne rastet e crregullimeve te vemendjes”.
Eshte verejtur se mungesa kronike e gjumit eshte problem i madh per shume njerez te rritur dhe se mund te kete pasoja te dukshme ne shendetin dhe perditshmerine e tyre

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Pozicioni i gjumit, tregues personaliteti

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 19-10-2012

0

Mënyra se si kushdo prej nesh fle gjatë natës është një tregues i mirë rreth personalitetit të tij.
Një studim mbi “gjuhën e trupit”, mori nën hetim persona të ndryshëm, pasi ishte regjistruar më parë se në çfarë pozicionesh i zinte gjumi.Më shumë se gjysma e personave, kanë si pozicion të preferuar për gjumin atë të shtrirjes në një krah dhe mbledhjes së gjymturëve. Diçka e tillë lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me stresin dhe shqetësimin.

Pozicioni i dytë më popullor është përsëri fjetja në njërin krah, por i shtrirë në të gjithë gjatësinë e krevatit, pozicion që lidhet me natyrën ëndërrimtare dhe dëshirën për të ndryshuar jetën aktuale. Përsa i përket personave me një vullnet të hekurt, shumica e tyre flenë në shpinë drejt ose të kthyer në një krah, me duart jo të hapura anash, por të mbajtura poshtë. Nga ana tjetër, ata që flenë barkas, kanë një tendencë që të kenë më pak kontroll mbi jetën e tyre dhe që të jenë konfuz. Megjithatë, realizuesit e studimit, disa ekspertë britanikë, saktësuan se këto rezultate lidhen vetëm me një pjesë të madhe të grupeve të studiuara prej tyre dhe se ka raste të shumta përjashtimesh, ku dilet nga ky rregull.
Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Nje shpikje per gjumashet

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-12-2009

0

Nje shpikje per gjumashetKeni problem të zgjoheni në mëngjes nga gjumi? Ju ndodh kjo pothuajse gjithmonë? Debatoni për këtë edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes sepse nuk arrijnë t’ju zgjojnë as familjarët tuaj?

Atëherë për këtë problem madhor tuajin, tashmë është gjetur një zgjidhje që mund t’ia arrijë përfundimit të dëshiruar. Së fundi, një person ka shpikur një mekanizëm – i cili garanton se patjetër se do t’ju zgjojë nga gjumi.

Por si mund te ndodhë kjo, për këta njerëz kjo mund te duket e pamundur. Jeff Saltzman ka shpikur mekanizmin, i cili fryhet nën dyshek të shtratit – duke e ngritur atë gradualisht, dhe nëse nuk zgjoheni me kohë, ju edhe do të bini nga shtrati.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg