Mbiemri me 36 germa, nuk e nxë ID

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 15-09-2013

0

article-2418171-1BC4B2E1000005DC-559_634x406.jpgNjë grua në Havai, mbiemri i së cilës kishte 36 germa, po tallet nga zyrtarët, që po ia shkurtojnë mbiemrin dhe eliminojnë emrin, pasi nuk e nxë karta e identitetit.

Gjatë 20 viteve të fundit, Janice ‘Lokelani’ Keihanaikukauakahihuliheekahaunaele ka mbajtur dy karta identifikimi të ndryshme, një ID shtetërore dhe patentën.

Patenta e makines

Patenta u printua me një version të shkurtuar të emrit të familjes së saj, ndërsa emri i parë dhe emri i mesëm i gruas nuk u përfshinë fare në identifikim.

Për ta sistemuar këtë, zyra e guvernatorit i lejoi asaj një përjashtim special për të vendosur emrin e plotë në ID shtetërore, por ajo kishte skaduar në maj dhe problemet e saj nisën nga fillimi e kushedi kur do mbarojnë…

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

5 qytetet më të rrezikshme në botë

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 01-04-2013

0

San-Pedro-Sula-Honduras-ViolenciaQyteti më i rrezikshëm në botë, çdo ditë ekzekutohen në mënyrë mafioze 3 persona!

Bëhet fjalë për qytetin më të rrezikshëm në botë dhe kurrsesi nuk mund të ishte e rastësishme!
Paligjshmëria dhe dhuna janë shenjat dalluese të San Pedro Soula në Honduras. Gjakderdhja, vrasjet mafioze dhe sulme terroriste, janë pjesë e jetës së përditshme në këtë qytet. Statistikat që erdhën në dritë të dëshmojnë se të paktën tre persona vriten çdo ditë në San Pedro Soula! Shumica vrasjeve, në fakt, bëhen nga duart e kriminelëve të paskrupullt me metoda martire dhe jashtëzakonisht të dhimbshme.

Pas këtyre vrasjeve fshihet karteli i drogës, ndërsa kushtet favorizojnë lulëzimin e kriminalitetit, pasi policia është ose inekzistente ose korruptuar dhe sistemi gjyqësor nuk funksionon!

Sipas Reuters, qyteti në fjalë doli i pari në listë dhe qyteti më i varfër i Amerikës, pasi 70% e banorëve jetojnë nën nivelin e varfërisë.

Këta janë pesë qytet më të rrezikshme në botë:
1. San Pedro Soula – Hondura
2. Akapulko – Meksikë
3. Karakas – Venezuelë
4. Ntistrito Sentral – Ondoudes
5. Torres – Meksikë

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Policia arreston femrën e cila shkelmonte meshkujt te… organet gjenitale!

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 01-04-2013

0

Policia arreston femrën e cila shkelmonte meshkujt te… organet gjenitaleE pabesueshme! Policia arreston femrën e cila shkelmonte meshkujt te… organet gjenitale!

Përfundon në burg femra me vesin e çuditshëm… Në policinë e shtetit të Manatee në Florida të SHBA-ve u bë një denoncim për një femër e cila pozicionohej në rrugë dhe godiste çdo mashkull që kalonte me shkelmë në… organet gjenitale!

Katinas (!) Jane Collins, 38 vjeçe, sulmoi një numër të panjohur njerëzish, pa e ditur pse.

Madje ajo sulmoi edhe oficerin e policisë që shkoi për ta arrestuar!
Ndërkohë oficeri i policisë shpëtoi nga njëra anë burrërinë… e tij, por nga ana tjerë nuk mundi ti shpëtonte grushteve të saj!
Nga goditje me grushte, 38-vjeçarja i theu oficerit syzet e diellit.

Përfundimisht, Jane Collins me vesin e saj të çuditshëm dhe të dhimbshëm, mbahet në dhomat e paraburgimit dhe pritet që të gjykohet së shpejti për të mësuar arsyen se pse ajo i godiste meshkujt tek organet e tyre gjenitale!

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh: Dua të jem model për fëmijët

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 01-04-2013

0

Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh Dua të jem model për fëmijëtNjë grua shumë e pasur kineze, milionere, i dedikon një pjesë të kohës së saj çdo ditë pastrimit të rrugëve me fshesë për t’i dhënë një shembull të mirë fëmijëve të saj që puna nuk përbën asnjë diskriminim.

Yu Youzhen, 53-vjeçare nga Wuhan, zotëron 17 apartamente që arrijnë një vlerë totale prej mbi 10 milionë juan, ose mbi 1 milionë euro. Mund të bënte një jetë shumë të mirë vetëm me të ardhurat e përftuara nga dhënia me qera e tyre, por nga ana tjetër ka vendosur të punojë, duke u dhënë një shembull të mirë fëmijëve të saj dhe gjithë të tjerëve.

”Dua të jem një model i mirë për fëmijët e mi dhe nuk dua të rri gjithë ditën e ulur në një poltronë luksoze dhe të shpenzoj paratë e mia, por mbi të gjitha nuk dua t’u jap fëmijëve të mij përshtypjen se jam një grua e cila kufizohet vetëm të marrjen e të ardhurave pa dhënë asnjë lloj kontributi”, theksoi ajo për shtypin kinez.

”Ky model jetese në të ardhmen do t’i dëmtonte rëndë”, shtonte ajo. Kështu që prej vitit 1998 deri më sot, në gjashtë nga shtatë ditët e javës, Yu pastron me fshesë nga një pjesë të rrugëve të qytetit të saj dhe fiton 1420 juan në muaj, rreth 170 euro.

Yu i ka shtyrë të dy fëmijët e saj, tashmë në moshë madhore, të gjejnë një punë dhe të mos mbështeten tek mirëqënia ekonomike e familjes të tyre. Djali i saj punon si shofer dhe fiton 2000 juan në muaj, rreth 240 euro ndërsa vajza ka gjetur një angazhim që i siguron të ardhura prej 3000 juan në muaj, rreth 360 euro. Si shumë të tjerë në rajonin qendror të Kinës, Yu vjen nga një familje shumë e varfër dhe nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e saj. Pasuria e saj filloi të akumulohej në vitet 80 kur së bashku me bashkëshortin e saj arriti të kursente një shumë të hollash për të blerë një ndërtesë prej pesë katesh, apartamentet e të cilës i dhanë me qera.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Thyen një shtëpi për të hapur Facebookun

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 01-04-2013

0

Thyen një shtëpi për të hapur FacebookunNjë studente nga Universiteti në Georgia të SHBA-ve ka hyrë dhunshëm në një shtëpi për të kontrolluar Facebookun dhe më pas ka urinuar mbi krevat.

Për studentët amerikanë ekzistojnë mënyra të shumta për të ardhur deri te qasja në internet, duke filluar nga bibliotekat apo huazimi i një laptopi nga miqtë, por 18-vjeçarja ka vendosur që ta thyejë një shtëpi për të kontrolluar profilin e saj në rrjetin social dhe për të pushuar pak.

Kur ka ardhur në shtëpi, pronarja e ka gjetur studenten të shtrirë dhe duke e shfrytëzuar laptopin e saj.

Vajza ka kërkuar falje dhe ka shkuar, mirëpo nuk është ç’kyçur nga profili i saj dhe në atë mënyrë, policia e ka gjetur shumë shpejtë. CBS Atlanta njofton se para se të largohej, 18-vjeçarja kishte urinuar mbi krevat.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Botërori 2014, kurse anglishtje falas për prostitutat

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 10-01-2013

0

prostitutatBrazili prej kohësh ka nisur përgatitjet për organizimin e Botërorit 2014 me investime të shumta në infrastrukturën futbollistike dhe me “tolerancën zero” ndaj krimit në qytetet ku do të luhen ndeshjet.

Gjatë evenimentit më të madh sportiv të planetit pritet që vendi amerikano-latin të vizitohet nga miliona tifozë e turistë dhe për të mos patur probleme komunikimi, brazilianët vec stafit organizativ të kampionatit botëror, do t’u mësojnë anglisht edhe prostitutave.

Këto të fundit mund t’i nënshtrohen kurseve të anglishtes pa paguar asgjë, mundësuar kjo nga organizmi përgjegjës për organizimin e botërorit dhe rritjes së turizmit. Sipas këtij organizmi, “shoqërueseve” do t’u mësohet baza e anglishtes, si emra frutash, perimesh, rrugësh të qytetit por edhe terma “teknikë” që lidhen me profesionin e tyre.

Shoqata e Prostitutave në Sau Paolo, edhe kjo nismëtare e projektit, thotë që deri më tani janë mbi 40 vajza që janë regjistruar në këto kurse që do të nisin në muajin mars e do të zgjasin nga gjashtë deri në tetë muaj.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg