5 Gjërat që duhet të dini për Indinë

Posted by G S | Posted in Uncategorized | Posted on 05-09-2014

0

india India ka 1 Miliard e 237 milion banorë. Sipas një studimi nga SHBA mendohet që në vitin 2028 popullsia e Indisë do të jetë rreth 1 Miliard e 450 milion banorë që do ta bëjë vendin e parë në botë për nga popullsia.

Demografia e Indisë ka një rekord në vete. Lëvizjet e popullsisë nga fshati në qytet zënë vëndin e parë në botë. Në zgjedhjet e fundit elektoralë në Indi kanë votur 553.8 milion persona.

Cdo ditë ne Mumbai dorëzohen 200,000 vakte dreke vetëm nga shpërndarësit e ushqimit me biçikleta

Populli indian është populli më i ri në botë me një mesatare 26 vjeç për person. Duke e krahasuar me vendet e tjera të botës po ashtu edhe Japoninë që ka një mesatare 48 vjeç për person ( i cili është dhe shtëti më i vjetër në botë ) India zë vëndin e parë për popullsinë më të re në botë.

Me 1100 filma të prodhuar në vit India zë vëndin e parë në botë për prodhimet kinematografike, e ndjekur nga Nigeria dhe SHBA . Vetëm në Mumbai prodhohen rreth 200 filma në vit. Kjo është një mesatare shumë e lartë e krahasuar me vendet e tjera të botës.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Mbi 2500 rrufe vetëtinë mbi Colorado brenda gjysmë ore

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 10-04-2013

0

rrufejaShteti i Colorado ndodhet nën pushtetin e një stuhie të fuqishme, njoftuan të martën mediat amerikane. Meteorologët vetëm brenda gjysmë ore kanë regjistruar në qiell mbi 2.500 rrufe.

Në kryeqytetin e shtetit, Denver, si pasojë e stuhisë janë mbyllur të gjitha institucionet arsimore dhe zyrat e kompanive. Në aeroportin ndërkombëtar të Denverit (Denver International Airport) janë anuluar të paktën 20 fluturime.

Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në shtet. Në zonat malore, siç pritet, mund të bien reshje dëborë deri në 50 cm.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Çfarë janë këto?!

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 08-04-2013

0

Mollëkuqe e lagur nga shiuNë shikim të parë vështirë që dallohen se çfarë janë por nëese i shihni me kujdes vëreni që janë fotografime nga afër të disa gjërave.

Më sipër ju ftojmë të shihni këto fotografi interesante.

 

 

 

 

Maje stilolapsi Rërë e ngjitur në gisht

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Policia arreston femrën e cila shkelmonte meshkujt te… organet gjenitale!

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 01-04-2013

0

Policia arreston femrën e cila shkelmonte meshkujt te… organet gjenitaleE pabesueshme! Policia arreston femrën e cila shkelmonte meshkujt te… organet gjenitale!

Përfundon në burg femra me vesin e çuditshëm… Në policinë e shtetit të Manatee në Florida të SHBA-ve u bë një denoncim për një femër e cila pozicionohej në rrugë dhe godiste çdo mashkull që kalonte me shkelmë në… organet gjenitale!

Katinas (!) Jane Collins, 38 vjeçe, sulmoi një numër të panjohur njerëzish, pa e ditur pse.

Madje ajo sulmoi edhe oficerin e policisë që shkoi për ta arrestuar!
Ndërkohë oficeri i policisë shpëtoi nga njëra anë burrërinë… e tij, por nga ana tjerë nuk mundi ti shpëtonte grushteve të saj!
Nga goditje me grushte, 38-vjeçarja i theu oficerit syzet e diellit.

Përfundimisht, Jane Collins me vesin e saj të çuditshëm dhe të dhimbshëm, mbahet në dhomat e paraburgimit dhe pritet që të gjykohet së shpejti për të mësuar arsyen se pse ajo i godiste meshkujt tek organet e tyre gjenitale!

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh: Dua të jem model për fëmijët

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 01-04-2013

0

Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh Dua të jem model për fëmijëtNjë grua shumë e pasur kineze, milionere, i dedikon një pjesë të kohës së saj çdo ditë pastrimit të rrugëve me fshesë për t’i dhënë një shembull të mirë fëmijëve të saj që puna nuk përbën asnjë diskriminim.

Yu Youzhen, 53-vjeçare nga Wuhan, zotëron 17 apartamente që arrijnë një vlerë totale prej mbi 10 milionë juan, ose mbi 1 milionë euro. Mund të bënte një jetë shumë të mirë vetëm me të ardhurat e përftuara nga dhënia me qera e tyre, por nga ana tjetër ka vendosur të punojë, duke u dhënë një shembull të mirë fëmijëve të saj dhe gjithë të tjerëve.

”Dua të jem një model i mirë për fëmijët e mi dhe nuk dua të rri gjithë ditën e ulur në një poltronë luksoze dhe të shpenzoj paratë e mia, por mbi të gjitha nuk dua t’u jap fëmijëve të mij përshtypjen se jam një grua e cila kufizohet vetëm të marrjen e të ardhurave pa dhënë asnjë lloj kontributi”, theksoi ajo për shtypin kinez.

”Ky model jetese në të ardhmen do t’i dëmtonte rëndë”, shtonte ajo. Kështu që prej vitit 1998 deri më sot, në gjashtë nga shtatë ditët e javës, Yu pastron me fshesë nga një pjesë të rrugëve të qytetit të saj dhe fiton 1420 juan në muaj, rreth 170 euro.

Yu i ka shtyrë të dy fëmijët e saj, tashmë në moshë madhore, të gjejnë një punë dhe të mos mbështeten tek mirëqënia ekonomike e familjes të tyre. Djali i saj punon si shofer dhe fiton 2000 juan në muaj, rreth 240 euro ndërsa vajza ka gjetur një angazhim që i siguron të ardhura prej 3000 juan në muaj, rreth 360 euro. Si shumë të tjerë në rajonin qendror të Kinës, Yu vjen nga një familje shumë e varfër dhe nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e saj. Pasuria e saj filloi të akumulohej në vitet 80 kur së bashku me bashkëshortin e saj arriti të kursente një shumë të hollash për të blerë një ndërtesë prej pesë katesh, apartamentet e të cilës i dhanë me qera.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Thyen një shtëpi për të hapur Facebookun

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 01-04-2013

0

Thyen një shtëpi për të hapur FacebookunNjë studente nga Universiteti në Georgia të SHBA-ve ka hyrë dhunshëm në një shtëpi për të kontrolluar Facebookun dhe më pas ka urinuar mbi krevat.

Për studentët amerikanë ekzistojnë mënyra të shumta për të ardhur deri te qasja në internet, duke filluar nga bibliotekat apo huazimi i një laptopi nga miqtë, por 18-vjeçarja ka vendosur që ta thyejë një shtëpi për të kontrolluar profilin e saj në rrjetin social dhe për të pushuar pak.

Kur ka ardhur në shtëpi, pronarja e ka gjetur studenten të shtrirë dhe duke e shfrytëzuar laptopin e saj.

Vajza ka kërkuar falje dhe ka shkuar, mirëpo nuk është ç’kyçur nga profili i saj dhe në atë mënyrë, policia e ka gjetur shumë shpejtë. CBS Atlanta njofton se para se të largohej, 18-vjeçarja kishte urinuar mbi krevat.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Ja lajmet më kurioze te degjuara gjate vitit 2012

Posted by admin | Posted in Uncategorized | Posted on 28-12-2012

0

20 janar

Pas 5 vjetësh, një çift britanik i zbulon më në fund të afërmve dhe miqve, gjininë e të birit. Vogëlushi, për të shmangur stereotipet, ishte veshur si vajza e si djalë në mënyrë alternative.

15 mars

Tre humbje të njëkohsishme mes “VIP”-ave në botën e kafshëve: ngordhin Yoda (qeni më i shëmtuar në botë); Meow (macja prej 18 kilogramësh), por edhe Nefertiti (merimanga që kishte qëndruar 100 ditë mbi ISS).

15 mars

Nuk bëjnë seks? Krimbat janë më të prirur për alkool. Ky ishte rezultati i një eksperimenti të Universitetit të Kalifornisë.

29 prill

Një restorant i Ferminjanos bëhet “off-limits” për të gjithë politikanët, që akuzohen për të këqijat e një vendi

2 maj

Një 12-vjeçare braziliane shet flokët e saj të ngjatë për të pasur mundësinë të blejë një shtëpi për familjen e saj.

3 maj

Një version i “Britmës” së Edvard Munch u shit nga ‘Sotheby’s’ në New York për 119,92 milionë dollarë, duke u bërë vepra e artit më e kushtueshme e shitur në ankand.

7 maj

Vaniteti i dinosaurve shërbeu për nxehjen e planetit. Sipas një kërkimi, kafshët gjigante prodhuan një sasi aq të madhe gazi, sa që u bënë faktor kyç në ngritjen e temperaturave.

24 maj

Çështje e shpërthyer në familjen Klinton, për një foto të postuar në Twitter, që e sheh ish-presidentin amerikan mes dy yjeve të pornos.

30 maj

Çmendet në internet video e Laverne Everett, gjyshes e cila feston 80-vjetorin, duke u hedhur me parashutë. Mirëpo, papritmas rrëshqiti nga veshja e sigurisë, duke shpëtuar për mrekulli.

11 qershor

VIP-at adhurojnë të shpërndajnë telashet e tyre në Twitter. Nga goditja në kokë me nxirjen e syrit të Lady Gagas deri te shiringat e PINK, pa harruar edhe Shakirën e kafshuar nga një luan deti.

16 qershor

Akrobati amerikan Nik Wallenda realizon kapërcimin e “Kaskadës së Niagarës”, duke ecur mbi një tel prej 550 metrash, në një lartësi prej 45 m.

20 qershor

Lazanjë rekord në një restorant të Krakovës, për përfaqësuesen italiane të futbollit që po luante në Evropian: peshonte 4.8 ton, u skuq për 10 orë dhe u nda në 10.000 copa.

3 korrik

Një çift gjermanësh urdhëron arragosta në restorant në “Costa Smeralda” për 500 euro, por pastaj i hedh të lirë në det.

17 korrik

Barack Obama, i cili po shikonte një ndeshje në “Verizon Center” të Washingtonit, nderon kamerat e pranishme, duke puthur të shoqen Michelle. Ndërkaq, përpara një dyqani akulloresh në Chicago u vendos edhe një pllakatë, për të kuptuar puthjen e çiftit.

19 korrik

Gjenden 4 reçipeta të vitit ‘400, që i ngjajnë shumë atyre të sotmeve. Ishin në kështjellën e Lengberg në Tirolin lindor.

25 korrik

Një fëmijë anglez 11-vjeçar ikën nga shtëpia në Manchester dhe pa dokumente e bileta, arrin të shmangë kontrollet e të ngjitet në një avion në drejtim të Romës.

4 gusht

Fotografon njollat e Diellit, por rastësisht kap një avion civil që qëndron në fotosferën diellore. Kështu në Castellana Grotte “shenjëstrohet” përqindja 1 në 380 mijë se mund të ndodhte diçka e tillë.

Gusht

*Të shumtë kuriozitetet e regjistruara në Olimpiadën “Londër 2012”. Që nga Mbretëresha që gjatë hapjes interpreton si “Bond Girl” deri te Hope Solo apo Ryan Lochte, të cilët sigurojnë se në fshatin olimpik bëhej shumë seks i rastësishëm.

*Për t’u kujtuar edhe xhudistja Wojdan Shaherkani, gruaja e parë saudite që mori pjesë në Lojërat Olimpike dhe skermistja koreano-jugore Shin A-Lam, e cila qan për më shumë se një orë në pedant, duke bllokuar finalen.

20 gusht

Familja Melis nga Sardenja hyn në rekordet “Guinness” si më jetëgjata në botë: 9 vëllezër për 818 vjet në total. Por në Brazil është edhe familja Scaramussa: 12 vëllezër që të gjithë bashkë mbërrijnë në 969 vjet.

21 gusht

Vjen letra higjienike falas, por me reklamë. Ideja e suksesshme i takon 2 sipërmarrësve nga Michigani.

28 gusht

Larry, maçoku i “Downing Street”, kap miun e tij të parë. Për ta lajmëruar këtë ka dalë në mënyrë publike deri edhe një zëdhënës i kryeministrit britanik Cameron.

12 tetor

Bën xhiron e botës fotoja e një syri gjigant të gjendur në plazhin e Floridas. Me shumë mundësi i takonte një peshku të përmasave të mëdha.

27 tetor

Plot 70% e ushqimeve tona skadojnë dhe janë të mbushur me gjëra shtesë. Rekordi qëndron në një karamele: 14 gjëra shtesë, nga 25 përbërës në total.

12 nëntor

Mund të mos jetë me stil të lartë si ”’iPad” apo novator si Surface, por nga India vjen tableti me kosto të ulët: quhet Aakash (qiell i kaltër), me një ekran 7 polësh dhe me kosto 32 euro.

18 nëntor

Zbulim shokues nga “European Cockpit Association” që ka marrë në pyetje 6 mijë pilotë evropianë: 1 në 3 vetë rrëfejnë se ishin përgjumur kur gjendeshin në komandë.

23 nëntor

Dy të moshuar refuzojnë për t’u larguar nga shtëpia e tyre në Wenling në Kinë, ndërkohë që përreth banesës i ndërtojnë një autostradë.

24 nëntor

Me më shumë se 803 milionë klikime, “Gangnam style” bëhet video më e shikuar në historinë e Youtube.

28 nëntor

Çmenden emrat e fëmijëve të lidhur me internetin dhe rrjetet shoqërore. Në Amerikë ka lindur Hashtag, por në Egjipt është edhe vogëlushja Facebook, apo edhe Like në Izrael. Pa harruar edhe Apple e Mac.

5 dhjetor

Vdesin brenda pak orëve dy zonja për “Guinness”: më e vjetra dhe më e gjata e botës. Bëhej fjalë për amerikanen Besse Cooper, 116 vjeç dhe kinezen Yao Defen, e gjatë 2,36 metra.

12 dhjetor

“Me gëzim u bashkohem juve”: ky është mesazhi i parë historik i lëshuar nga Papa, i cili zbarkon më në fund në Twitter, me llogarinë @Pontifex.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg