Djali me nëntë shpirtra!

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-05-2013

1

Djali me nëntë shpirtraKjo është historia e 25-vjeçarit Matthew Hawskley, i cili ka shpëtuar plot tetë herë nga kthetrat e vdekjes. Atij nuk ka mbetur gjë pa i rënë mbi kokë, duke filluar me një aksident në vitin 2011.

Hawskley niset bashkë me shokët e tij në Irlandë për të bërë zhytje dhe nga mos-llogaritja e duhur e thellësisë së ujit, thyen qafën duke u përplasur në shkëmbinj. Kjo thyerje u bë shkak që ai të kalonte katër kriza në zemër dhe të hynte në koma.

Gjatë kohës së qëndrimit në spital, ai preket nga super virusi i njohur si MRSA , tepër rezistent ndaj antibiotikëve, e më pas nga pneumonia.

Ndërkohë që luftonte me viruset, mjekët zbuluan një lloj gjëndre në trupin e tij dhe arritën në përfundimin se ai ishte i prekur nga kanceri në testikuj.

“Pasi u zgjova nga koma që kisha rënë si pasojë e aksidentit të zhytjes, shihja vetëm forma të bardha e të zeza, dhe nuk mund të flisja. Isha krejtësisht i paralizuar. Mjekët i kishin thënë familjes sime se nuk do të flisja më dhe se isha i detyruar të kaloja pjesën tjetër të jetës në një karrige të paralizuarish. Pas disa muajsh hodha hapin e parë”, shprehet Hawksley.

Por pikërisht në momentin që mendoi se ia kishte hedhur, u prek nga një sëmundje tjetër dhe zbuloi se kishte tumor në testikuj. “Ndërkohë që mendoja se çdo gjë kishte mbaruar, zbulimi i kancerit ishte një proces shumë i vështirë. Në fillim mendova se do të kaloja gjithë jetën i paralizuar, më pas se do të vdisja nga kanceri”, vijoi.

Pasi ia hodhi edhe kancerit, 25-vjeçari mendon të realizojë një aktivitet në ndihmë të të prekurve nga kjo sëmundje.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Të pish me vesh

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-05-2013

0

Te pish me veshNë një video të publikuar në internet shihet një femër duke ‘pirë’ birrën përmes veshit.

Në xhirimin e realizuar në Çeki shihet vajza, e cila vendos kashtën në vesh dhe pi birrën nga gota.

Ka të tillë që besojnë se kjo ka ndodhur në të vërtetë, ndërsa të tjerët thonë se bëhet fjalë për një mashtrim.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Kapet 996 herë pa leje të vozitjes

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-04-2013

0

Kapet 996 herë pa leje të vozitjesPolicia kroate deri më tash e ka zënë 996 herë një 45 vjeçar pa leje vozitjeje e për ehrë të fundit është dërguar në Gjykatën për kundërvajtje në qytetin Gjakovos. Siç shkruan Veçernji list, deri më tash ai kishet shkaktuar katër aksidente trafiku e dy herë ishte këndellur në stacionin e policisë pasi ishte zënë xurxull duke vozitur.

Natyrisht se leja e vozitjes nuk mund t’i merret pasi që nuk e ka! Me ligj mund t’i konfiskohet automobili, por a është e sigurt se ai nuk do ta blejë automobil tjetër?

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Katër gardiane shtatzëna me një të burgosur

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-04-2013

0

Katër gardiane shtatzëna me një të burgosurKatër gardiane në burgun e Marylandit kanë mbetur shtatzëna me një të burgosur, me udhëheqësin e bandës Familja e Gueriljes së Zezë, Tave White. Ai i kishte shfrytëzuar ato për shpëlarje parash, shitje dhe kontrabandë droge.Njëra nga të punësuara ka mbetur dy herë shtatzënë me të, ndërsa dy të tjerat e kanë bërë tatuazh emrin e Tavon –it – njëra në qafë e tjetra në llërën e dorës. Një herë, nëra gardian ka bërë roje derisa Tavon ka bërë dashuri me gardianen tjetër.

13 të punësuar, burra e gra, në burgun e Marylandit, janë qeë disa muaj nën hetime për korrupsion dhe përgatitej komploti

Në aktakuzë theksohet se burgun administrojnë të burgosurit, përfshirë dhe anëtarë e Familjes së Zezë Guerile.

– Ky është burgu im. Unë i tërheq penjtë këtu, lavdërohej Tavon përmes telefonit që është përgjuar.

FBI ka kritikuar drejtorinë e burgut në të cilin të burgosurit kishin përdorur celularë të trafikuar e përmes të cilëve kishin vazhduar udhëheqjen e punës.

Të burgosurit kishin blerë mall të trafikuar dhurata për rojtarët, përfshirë dhe automobila luksozë me anët kartelash.

Familja e Gueriljes së Zezë është themeluar në vitin 1960 në Kalifornia dhe prej atëherë është zgjeruar në gjithë vendin. Anëtarë të kësaj bande për herë të parë u arrestuan në vitin 1990.

Në burgun e Marylandit 60 për qind e të punëtorëve janë femra.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Hajduti që vjedh me shkopinj

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-04-2013

0

Hajduti që vjedh me shkopinjNë pamje të parë duket një njeri i qetë dhe aspak ofensiv, por brenda xhepave fsheh një armë të veçantë, me të cilën arrin të kryejë vjedhje të pabesueshme.

Prej disa ditësh blogjet kineze janë pushtuar nga fotot e një hajduti në lokalitetin Zhengzhou, i njohur me nofkën Wang dhe që është specialist në vjedhjen e telefonëve smart.

Për të marrë nga xhepat e “viktimave” telefonët e shtrenjtë, Wang nuk përdor mjete teknologjike grabitjeje, por dy shkopinj të thjeshtë ushqimi, si ata që përdoren për të konsumuar ushqimin në Azi.

Fenomeni Wang është kthyer në një temë të vërtetë, pasi një prej peripecive të tij të fundit u postua në Weibbo, siç njihet ndryshe Twitter-i kinez.

Në foto duket hajduti, i veshur me xhaketë dhe atlete, që i afrohet një vajze me biçikletë dhe pasi nxjerr shkopinjtë i rrëmben celularin vajzës, e cila asqë e vë re veprimin.

Mbi 1.4 milionë mesazhe janë postuar në rrjetin social kinez për të komentuar veprimet e Wang. Por fama nuk i ka shërbyer shumë hajdutit.

Pasi ka parë fytyrën e tij në të gjitha gazetat e mediet kineze, Wang ka vendosur, të paktën për momentin, t’i japë fund karrierës prej xhepisti.

Kështu, më 9 prill ai është paraqitur në një stacion policie dhe është vetëdorëzuar. Aty ai ka treguar se kishte kryer vjedhje të tilla me shkopinjtë e tij vetëm sepse nuk dinte si të ushqente vajzën e tij të vogël.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Gruaja që fiton para nga prapanica e saj

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-04-2013

0

GGBarbie Edwards e cila e ka të pasmen më të madhe në botë, 42-vjeçarja nga Amerika në gjashtë muajt e fundit ka fituar jo më pak se 28.000 dollarë.

Ajo me të pasmet e saj ka shërbyer pije dhe ushqim, ndërsa përfitimet i merr nga reth 4000 fansat e saj në internet që çdo ditë shohin fotografitë e saj.

Përndryshe nëna e tre fëmijëve nga Washingtoni ka 227 kilogram.

Përveç asaj që përfiton shumë ajo shpenzon shumë në ushqim për të mbajtur peshën që ka.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Milionerja gjashtëvjeçare

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-04-2013

0

Milionerja gjashtëvjeçareGjashtëvjeçarja Isabella Barrett është njëra nga milioneret më të vogla në botë.

Suksesin e ka arritur falë spektaklit “Toddlers and Tiaras”, ndërsa tash ka edhe linjën e saj kozmetike të makijazhit dhe stolive.

Ajo sillet si një vajze e rritur, ka stilin e saj, ndërsa shumicën e parave i shpenzon duke blerë tesha dhe këpucë.

“Pse nuk do të më pëlqente që jam milionere? Unë jam yll, kam koleksionin tim të stolive dhe makijazhit dhe më pëlqen të jem shefe. Unë asnjëherë nuk humb, fitoj në secilën garë që marr pjesë”, ka thënë vajza.

Nëna e saj, Susanna, ka deklaruar se ajo thjesht i ndihmon vajzës që t’i realizojë ëndrrat.

“Të gjithë po shohim se çfarë u ndodh yjeve të reja, si për shembull Britney Spears dhe unë nuk dua që ajo t’i ndodhë vajzës sime. Mirëpo, asaj i pëlqejnë gjërat e bukura dhe nuk duam t’ia kufizojmë ato”, ka treguar nëna e milioneres së vogël.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg