Gjykatësi dënon veten!

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-04-2013

0

Gjykatësi dënon vetenGjykatësi nga sheti Michigan i SHBA Ramond Voet, e ka dënuar veten me 25 dollarë gjobë për mosrespektim të gjyqit, pasi që në gjykatore i cingëroi telefoni mobil.

Voet është shumë rigoroz kur bëhet fjalë për pajisjet siç janë telefonat mobilë pasi që konsideron se ata e pengojnë gjykimin, transmeton AP.

– Edhe gjykatësit janë njerëz dhe nuk janë mbi ligjin, kam bërë shkelje dhe më është dashur të paguaj gjobën, ka thënë Voet.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Shoferi grushta ndaj pasagjerit

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-04-2013

0

Shoferi grushta ndaj pasagjeritNjë shofer autobusi është pushuar nga puna nga kompania ku ai punonte pas dhunës së ushtruar ndaj një pasagjeri. Shoferi i identifikuar si Fisher Troy duket se nuk ka duruar shumë pyetjet e bëra nga një 40-vjeçar duke e flakur atë jashtë autobusit.

Ngjarja është shënuar në 23 mars në Nebraska por video e filmuar nga kamera e survejimit brenda mjetit të transportit publik është publikuar të premten.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Përleshet me pitonin, shpëton me ndihmën e shokut

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-04-2013

0

Përleshet me pitonin, shpëton me ndihmën e shokutNjë familje prej katër personash, që po bënte një shëtitje me barkë të ngushtë të llojit kanu në Florida, u befasua kur prijësi i rrugës zbriti nga barka dhe nisi të zihej me një piton.

26-vjeçari Tommy Owens kapi gjarprin dhe u përpoq ta nxirrte nga uji, por aty kuptoi se ky piton ishte më i madh dhe më i fortë seç e priste.

“Ishte gati tre metra i gjatë dhe shumë i fortë. I bëra llogaritë gabim. Ai nisi të më mblidhej në krah. Me dorën tjetër e hiqja, por ai mblidhej sërish. Në një pikë mu duk vetja si i prangosur”, tha Owens për ‘NBC2’, transmeton TCH.

Me ndihmën e një prijësi kolegu nga një barkë tjetër, Owens arriti ta vriste pitonin dhe të bënte fotot e rastit për në Facebook.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Një francez fitoi në lotarinë evropiane 26 milionë euro

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-04-2013

0

LotoNjë qytetar i Francës ka fituar në lotarinë evropiane Euro Millions 26 milionë euro, kurse sipas njoftimit të Lotarisë së Francës, kjo është premia e gjashtë e sivjetme e lotarisë evropiane që shkon në duar të francezëve.

Fituesi fatlum ka realizuar preminë në lartësi prej 26 milionë e 259 mijë eurove, transmeton portali francez Atlantico.

Që nga themelimi i kësaj lotarie evropiane, në vitin 2004, gjithsej 79 qytetarë të Francës e kanë fituar preminë, të pasuar nga spanjollët (62) dhe britanikë (60 veta).

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Mënyra se si flemë zbulon jetën seksuale në çift

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-04-2013

0

cifti ne gjumTingëllon pak a shumë kështu përqindja e studimit të radhës i prezantuar nga gazeta gjermane “Bild”, mbi pozicionet e vjetra në krahët e çiftit. Dhe nuk ka rëndësi nëse natën lëvizin në krevat. Ai që ka rëndësi është pozicioni që zgjedh përpara se të të zërë gjumi. Çiftet që shtrihen në krevat kurriz më kurriz, për shembull, zbulojnë një lidhje në çift dhe seks shumë intim. Pozicioni në formën e lugës e thotë më së miri faktin që dashuria nuk mungon, por dëshira për të bërë seks është e pamjaftueshme. Ja edhe 10 pozicionet më të mundshme dhe shpjegimet që ka gjetur revista e njohur gjermane “Bild”.

1 – Peshorja
Partneret flenë me shpinë të kthyer, ku e vetmja pjesë e trupi në kontakt është prapanica. Sipas shumë studimeve për pozicionet e natës, duke përfshirë edhe atë të terapistit martesor amerikan Mark Goulston, ky pozicion të krijon mendimin se është krijuar një krizë, ose është duke afruar një krizë. Të flesh kurriz më kurriz dhe të prekesh vetëm me të ndenjura, në më të shumtën e rasteve do të thotë një bashkim më i thellë ndjeshmërie. Seksi, me pak fjalë, nuk është një ndeshje e egër dhe pasionale, por diçka shumë më paqësore dhe e pasur me përkëdhelje. Dhe të mos harrojmë se disa ndjesi nervore gjenden pikërisht në pjesën e prapanicës. Dhe mbi të gjitha në çiftet që jetojnë prej kohësh bashkë. Ky pozicion është ndër më të preferuarit.

2 – Peshorja 2
Bëhet i rrezikshëm (duke rrezikuar edhe ndarjen) në rastin e dytë të “Bild”, ose më saktë, në pozicionin me shpatulla të kthyera, në momentin kur kontakti avash-avash fillon të mungojë dhe distanca mes prapanicave të partnerëve fillon të largohet. Në këtë rast fillon të mungojë edhe kontakti në jetën seksuale të çiftit. Komoditeti fiton mbi nevojën e afërsisë dhe seksi është bërë diçka rutinë, pa pasionin e duhur. Kujdes, pasi diçka nuk është në drejtimin e duhur!

3. Nyja
Partnerët janë përballë njëri-tjetrit dhe preken, fytyra dhe trupat janë të bashkuar, këmbët e lidhura. Në këtë rast është mundësia për të zbuluar një raport të freskët dhe me rezultate shumë të larta. Pozicioni evidenton dëshirën për t’u prekur dhe për të qëndruar pranë në fazën e gjumit. Seksi është një gjendje shumë të mirë. Kujdes vetëm për kohëzgjatjen! Qëndrimi për një kohë të gjatë “nyje” mund të vërë në evidencë zgjatjen e një pavarësie reciproke, që jo gjithnjë është pozitive.

4 – Engjëlli mbrojtës
Çifti është i lidhur më këmbët e ngjitura dhe njëri merr tjetrin për krahësh. Pozicioni evidenton një dëshirë për liri, edhe në jetë, prej të dyve, por gjithashtu edhe shumë intimitet. Kur njëri kap tjetrin për krahu do të thotë që është gati për t’u kryer procesi i një “dhurimi”, madje edhe në seks. Asnjë rivalitet me pak fjalë dhe të dy së bashku kërkojnë t’i japin partnerit të gjithë atë që kanë, për ta bërë sa më të lumtur.

5. Venusi
Është ajo që në këtë rast i afrohet atij, që qëndron me shpatullat e kthyera. Ajo që në këtë rast kërkon akoma edhe më shumë nga jeta seksuale dhe sentimentale prej tij, që evidenton një sjellje më pak të durueshme dhe pjesëmarrëse në lidhje.

6. Gërshëra
Të dy së bashku flenë afër njëri-tjetrit, por preken vetëm me këmbë. Është në tentativë një dëshirë për t’u afruar. Kërkohet të rikuperohet kontakti fizik, duke përjashtuar pasionet reciproke. Seksi që vjen më pas, shpesh degjeneron në një moment pajtimi, por për t’u denigruar sërish.

7. Në formë luge
Çifti fle me barkun e bërë gropë në kurrizin e tjetrit dhe këmbët e lidhura. Që të dy dashurohen, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Por që edhe kohërat e pasioneve kanë mbaruar mund të thuhet gjithashtu. Megjithatë, kjo nuk i heq asgjë faktit se seksi në çift është akoma i kënaqshëm, vetëm se pak më i qetë dhe më i relaksuar. Një sinjal i mirë është nëse partnerët shkëmbejnë rregullisht rolet. Kjo është shenjë e një raporti në ekuilibër shumë të mirë. Por nëse është gjithnjë ai që qëndron mbrapa, me shumë mundësi është vetëm ai që ka në lidhje një pozicion “aktiv”, ndërsa ajo provokon vetëm instinktet e tij mbrojtëse.

8. Sanduiç
Siç mund të thuhet më qartë, flenë të dy të lidhur, njëri përgjysmë mbi tjetrin, me këmbët në larguara nga pjesa e trupit. Është pozicioni që të krijon më shumë preokupim. Partnerët përqendrohen njëri mbi tjetrin, kur njëri i ofron mbrojtje tjetrit dhe seksi është i pasur me kënaqësi dhe një intimitet e besim reciprok.

9. Hileja
Në këtë pozicion, njëri prej të dyve merr në kontroll të gjithë hapësirën e krevatit. Nuk ka shumë për të thënë, pasi pozicioni i saj zbulon gjithçka. Secili prej tyre zgjedh rrugën e tij dhe njëri me shumë dëshirë do të donte të nxirrte jashtë nga jeta e tij, tjetrin. Në fakt, jeta në çift është një katastrofë e vërtetë, por që asnjëri nuk mund ta pranojë plotësisht. Seksi? Shumë egoist dhe me një tentativë arratisjeje. Këtu mund të thuhet me plot gojën se janë ndezur totalisht dritat e alarmit.

10. Në radhë
Është pak a shumë si “luga”, vetëm se në këtë rast trupat nuk preken, veçse ka një lëvizje të lehtë të dorës së njërit mbi qafën e tjetrit. Këtu ekziston ekuilibri mes intimitetit dhe distancës në çift. Secili prej tyre gëzon liritë personale, pa treguar asnjë shenjë të sjelljeve egoiste. Ka shumë konfidencë mes dy partnerëve dhe nëse njëri prek partnerin, e vë në mënyrë pushtuese dhe me një mbulim të afërt mund të lërë të kuptojë se: të kam në dorë, kujdes se mos bën hapa falsë. Pra, me pak fjalë, duket se në krevatin bashkëshortor gjithçka funksionon si një pasqyrë e së vërtetës në jetën në çift dhe në lidhjen e radhës. Ka të drejtë ai që gjithnjë mendon se në fund të fundit, gjithçka vendoset gjithmonë vetëm në një dhomë të shtëpisë, në dhomën e gjumit

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Zbulohet hibridi i parë në botë mes “nesh” dhe Neandertalit

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-04-2013

0

Mbetjet kockore te zbuluara ne MezzenaQë tek ne ka pak Neandertal, ky është një fakt tashmë i pranuar, ashtu siç është i njohur fakti se njeriu modern në të shkuarën është kryqëzuar si me këta, ashtu edhe me një specie tjetër hominidësh, të quajtur Denisoviani.Të dhëna të reja interesante janë zbuluar pas rikrijimit të mbetjeve kockore të një hibridi që mendohet të jetë i pari Homo-sapines-Neandertal që është zbuluar ndonjëherë.

Historia fillon në vitin 2006, gjatë rishikimit të koleksioneve të Muzeut të Historisë Natyrore të Verona. Një grup fragmentesh kockore, të cilat nga një ekzaminim fillestar dukeshin si eshtrat e një Homo-sapiens tërhoqën vëmendjen e studiuesve. Por analizimi i mëtejshëm i këtyre mbetjeve prej disa studiuesve dhe antropologëve italianë tregonte se disa prej tyre kishin karakteristika të Neandertalit, sekuenca e ADN e njërit prej fragmenteve ishte ajo enjë Neandertali.

Zbulimi kishte të bënte me rezultatet e studimit të një nofulle shumë të veçantë të gjetur në Mezzena, afër Veronës, në Itali. Nga pikëpamja morfologjike, nofulla është “sapiens”, por nuk është kështu ADN e saj. Me fjalë të tjera, nofulla është e fortë dhe e formuar, dhe jo e pakuptueshme siç është karakteristike e Neandertalëve, dhe megjithatë treguesit gjenetikë thonë se i përket pikërisht këtij lloji, pra Neandertalit

Ka ende shumë gjëra për të kuptuar, – thotë antropologu David Caramelli, që ka studiuar këtë rast. — Fillimisht mund të mendohej për një mbetje skeletike të një sapiensi shumë arkaik. Megjithatë, analizat e ADN-së kanë përcaktuar se nofulla e zbuluar është e një Neandertalit. Një hibrid, ndoshta? Kjo është një hipotezë e besueshme. Për të qenë të sigurt, megjithatë, duhet të analizojmë gjenomin e specieve të Neandertalëve të vjetër, që kanë jetuar rreth 100-130.000.000 vjet më parë, kur – siç e dimë – Homo sapiens nuk kishte dalë ende nga Afrika, dhe mes dy llojeve nuk ‘ishin të njohura raste të kontaktit “, – vazhdon ai.

“Ajo që ne e dimë, megjithatë, – thotë studiuesi, – duke qenë se analiza ka të bëjë me ADN mitokondriale, e cila kalohet nga nëna, është se hibridi mund të jetë krijuar nga kryqëzimi mes një Homo sapiens dhe një Neandertali femër”.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Historia misterioze e thesarit të groposur dhe poemës që bart sekretin

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-04-2013

0

1Kur milioneri amerikan Forrest Fenn tre vjet më parë mori vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, vendosi të bënte diçka të çuditshme dhe të pazakontë.

82-vjeçari vendosi të groposte një pjesë të pasurisë së tij me vlerë rreth 1 mln dollarë, të përbërë nga monedha ari, diamante dhe smeralde.

Qëllimi i tij ishte që të nxiste njerëzit të eksploronin natyrën, duke hequr dorë nga jeta sedentare përpara TV apo kompjuterit.

thsariMë vonë 82 vjeçari shkroi një poemë të quajtur ”The Thrill of Chase” në të cilën sipas tij janë fshehur ‘çelësat’ për të arritur te thesari. Deri tani janë zbuluar disa instruksione si fakti se thesari është groposur diku në afërsi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico në një lartësi prej 1500 m mbi nivelin e detit, por edhe pse shumë njerëz në këto tre vjet janë vënë në gjueti të thesarit, nuk kanë arritur dot ta gjejnë.

Ndërkohë, Fenn ka marrë letra dhe e-maile falënderuese nga mijëra njerëz, të cilët, edhe pse nuk kanë arritur ta gjejnë dot thesarin, kanë shijuar mrekullinë e eksplorimit të natyrës. Disa mendojnë se ky është qëllimi i rrengut të Fenn, por njerëz që e njohin nga afër nuk e vënë në dysh vërtetësinë e ekzistencës së këtij thesari.

Burimi: Gazeta Shqip

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg