Sediliet e makinës me lëkurë domateje

Posted by G S | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-07-2014

0

domate Telajo alumini, disqe alumini, fenerët ksenon dhe të brëndshmet….në domate. Kjo do të jetë e ardhmja e makinës tuaj e cila do të përbëhet nga të brëndshme në lëkurë me një origjinë që do ta ketë nga lëkura e domates.

Kopja e çuditshme.

Kjo lloj teknologjije u zbulua nga Ford, kompania e cila kohët e fundit ka hyrë në marrëdhënie me kompanine gjigande të Ketchup-it   “HJ Heinz” për zhvillimin e këtij projekti mjaft ambicioz. Qëllimi i dy kompanive lidër në fushat respektive është përdorimi i lëlurës, gjetheve dhe degëve të domates për të krijuar lëkurë të brëndshme për veshjen e sejdiljeve të makinave Ford.

Ky projekt është akoma në fillimet e tij dhe pritet që në vitet e ardhshme të marrë jetë. Sfidat për kompanitë janë të shumta në anën teknologjike por dhe ato me ambjentalistët.

Kompania Ford është e bindur se lënda e parë nuk do të mungoje pasi “HJ Heinz“ përpunon 2 milion ton domate në vit sasi e barabartë për të mbushur 1000 pishina olimpike.

Kjo lloj teknologjie nuk është e re për kompaninë Ford pasi dhe në të shkuarën ka përdorur lëkura kokosi dhe pambuk për pjesë të brëndshme të makinave të saj.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Makina që ‘printon’ ushqimin

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-10-2013

0

makina-q-printon-ushqimin-video_hdDuket e pabesueshme, mirëpo do të vijë koha kur njerëzit thjesht do të shtypin një buton dhe përnjëherë do të përfitojnë një pica të shijshme ‘të printuar’ apo ndonjë lloj tjetër ushqimi.

Në SHBA tashmë është ndërtuar prototipi i makinës, e cila mund ‘ta printojë’ ushqimin.

Në videon e mëposhtme mund të shihni makinën që sikurse një makinë shtypi ‘printon’ picën dhe më pas e pjek atë.

Kuptohet që nuk duket aq mirë sa pica e bërë me duar, mirëpo padyshim që bëhet fjalë për një përparim të madh të teknologjisë.

Videon mund ta shikoni ketu.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

“Makina” më e shtrenjtë në botë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-09-2013

0

lamburginiMe një vlerë në ankand prej 7.5 milionë dollarë, modeli special i Lamborghini Aventador, i krijuar nga kompania gjermane “RGE Robert Guelpen Engineering”, bëhet “makina” më e shtrenjtë në botë, me dallimin e vetëm se është riprodhim perfekt i modelit origjinal të makinës, por në raportin e zvogëlimit 1:8.

Makina në fjalë është e mbuluar në ar dhe gurë të çmuar, ndërsa do të dërgohet në Dubai, ku do të jetë protagoniste e një ankandi të paparë të makinave të shtrenjta.

Krijuesi i saj Robert Guelpen, shpjegon se për fabrikimin e Aventador u deshën 2.64 milionë dollarë për ar, platin e gurë të çmuar, transmeton NOA.

Modeli i prodhuar me përmasa tetë herë më të vogla se origjinali, u ndërtua mbi një strukturë paraprake, ndërsa për krijimin saj është punuar me milimetra, ku ar dhe platin janë përdorur rreth 25 kilogramë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

XL-1, makina që harxhon 1 lt për 100 km

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-02-2013

0

makinaNë 2002 kreu i përgjithshëm i sektorit të kërkimit dhe zhvillimit në kompaninë gjermane të prodhimit të automjeteve, Volkswagen kërkoi me ngulm ndërtimin e një makine që të harxhojë vetëm 1 litër karburant për 100 kilometra rrugë të përshkuar.

Dhe premtimet mbahen. Sot një makinë e tillë është realitet falë punës 11-vjeçare të grupit të ekspertëve gjermanë. Për të qenë të saktë, thotë Ulrich Hackenberg, kreu i VW, makina harxhon vetëm 0.87 litra në 100 kilometër rrugë.
hapi i parë ishte lehtësimi i automjetit. Sic dihet një pjesë e madhe e energjisë motorrike, automjetet e përdorin për të zhvendosur veten e tyre, ndërsa diferenca për të zhvendosur ngarkesën. Modeli XL-1 i Volkswagen peshon vetëm 795 kilogram, rreth 500 kilogram më pak se makinat me të njëjtin volum.

XL-1 është e ndërtuar me plastikë të përforcuar me fibra karboni, ka një motorr turbodiesel dy-pistonësh nga 830 cc, 48 kuaj fuqi në total dhe bëhet fjalë për një sistem hibrid me bateri litiumi 5.5 kWh e rikarikueshme.

XL-1 është më e vogël se një Polo, më e ulët se një Porsche Boxster, pasqyrat e jashtme janë zëvendësuar me kamera të vendosura që transmetojnë sinjalin në monitorin e vendosur në kroskot. Të gjitha këto elemente e ndihmojnë krijesën e VW të reduktojë në maksimum forcën aerodinamike. Rezultatet janë mbresëlënëse, përvec konsumit të paktë, emëtimi i dioksidit të karbonit të XL-1 është vetëm 21 gram për 1 kilometër.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Mercedes A Class, makina më e bukur e vitit 2012

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-02-2013

0

makinaMë shumë se 100 mijë adhurues të makinave nga 52 shtete të ndryshme të botës kanë përzgjedhur modelin e ri të Mercedes A Class, si modelin më të bukur për vitin 2012.
Votimi për “The Most Beautiful Car of the Year 2012” është kryer përmes 7 mini-faqeve, me ndihmën e kanalit televiziv ‘Eurosport’, ndërsa anketa ka zgjatur nga 6 dhjetori i vitit 2012, e deri më 20 janar të këtij viti. Ky çmim është dhënë gjatë një ceremonie zyrtare të mbajtur në 29 janar në Paris.
A Class është prezantuar në panairin e makinave në Gjenevë vitin e kaluar.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Pse anglezët e kanë timonin e makinës në të djathtë?

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-11-2012

0

Shumica e shteteve të botës, i kanë makinat e tyre me timonin të pozicionuar në anën e majtë të tyre. Por me anglezët pse nuk ndodh kështu? Mos ndoshta duan të tregojnë se janë ndryshe nga ne? Jo, nuk është kjo arsyeja. Rregullat e para të pashkruara mbi drejtimin e mjeteve, nisin në kohët mesjetare, kur ushtritë nisin të urdhërohen të ruanin krahun e majtë, pasi e kishin më të lehtë kështu, që të luftonin me shpatën në dorën e djathtë. Një porosi kjo, që u kthye në detyrim ngaPapës Bonifaci VIII. Të cilin, duket se e ndryshoi Robespieri dhe më pas Napoleoni. Ndërkaq, automobili i parë u prodhua me frena dore të instaluara në anën e djathtë të makinës. Kjo e bëri të detyrueshme që dhe timoni e shoferi, të qëndronin në të djathtën.Më tej, frenat e dorës u zhvendosën brenda në makinë, të pozicionuara në qendër, duke lejuar që vendi i shoferit të kalonte në të majtë.Ndoshta në këtë moment, britanikët, nuk kanë dashur që të ndryshojnë si pjesa tjetër e botës. Dhe në fakt, ka ende vende si disa shtete të Afrikës Jugore, Australia ose Japonia, ku makina drejtohet në krahun e djathtë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Kërcimi mbi makinë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 06-06-2012

0

Ky është një sport i ri, të bëni ski mbi makinën me dëborë.

Është parku i ri argëtues me borë artificiale dhe sapo është inaguruar në Dubai.Pjesa kulmore në këtë park është pikërusht “freestyle night”, hedhja mbi një makinë klasike ,Chevrolet e 1982-shit.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg