Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-04-2011
0
Mega peshqit janë peshq të mëdhenj të ujërave të ëmbla, që mund të rriten deri në përmasa aq të mëdha sa paraqesin rrezik potencial edhe për njeriun.
Para një kohe të shkurtër një peshkatar nga vendi Vicksburg në Missisipi zuri një monstrum të vërtetë prej peshku, një peshk aligator (atractosteus spatula) me peshë prej 148 kilogramësh, që është një prej peshqve më të mëdhenj në botë i ujërave të ëmbla dhe është i pajisur me dhëmbë.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-03-2011
0
Këto që po shihni mund të quhen vetëm shaka të natyrës. Ky është një peshk i kuq i quajtur Adolf, tamam si diktatori gjerman Adolf Hitler dhe përveç emrit ai i ngjan në mënyrë të habitshme atij.
Për shkak të shumë njollave të zeza që ka të trup të jepet përshtypje se ato njolla bashkë krijojnë një model flokësh si ato të Hitlerit, po ashtu edhe mustaqet e tij janë shumë të ngjashme me atë të diktatorit gjerman.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 07-01-2011
0
Një peshku tuna është shitur në një ankand në tregun e peshqve në Tokio për shifrën rekorde prej 32.49 milionë jen apo 396 mijë dollarë, transmetojnë mediet amerikane.
Çmimi i tunës, e rëndë 342 kilogramë, ka kaluar rekordin aktual nga viti 2001, kur tuna e rëndë 202 kilogramë u shit për 20.2 milionë jen, ka deklaruar zëdhënësi i tregut Tsuki, tregu më i madh në botë për shitjen me shumicë të peshqve.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-09-2010
0
Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë.
Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ose metalit) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me njëra-tjetrës.