Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-01-2011
2
Dëshira për të mësuar do ta kishte çuar në arritjen e rezultateve akoma më të mira, por ata që u lodhën në këtë rast ishin pikërisht mësuesit e tij.
Chaser, një qen bukurosh, pati fatin, ose ndoshta fatkeqësinë, varet nga këndvështrimi, që të jetonte me dy njerëz shumë të veçantë, dy kërkues shkencorë universitarë të specializuar në psikologji komportamentale, të cilëve u hipi në kokë që të merreshin me qenin e tyre, apo më mirë me inteligjencën e qenit të tyre.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 19-10-2010
0
Një qen i verbër i racës pedigri, tani mund të shohë sërish falë tërheqjes së fytyrës, ose ‘facelifting’ siç njihet ndryshe në kirurgjinë plastike. Qeni në fakt, nuk kishte problem me sytë por me vetullat e rëna mbi sy.
Një gjendje e tillë, kur lëkura rrudhoset mbi sy quhet ‘entropion’. Kjo, e privoi qenin të shikonte për një kohë të gjatë, deri këtë fundjavë, kur falë dy operacioneve veterinerët i prenë lëkurën që varej mbi sy dhe i bënë një tërheqje gjithë lëkurës së turirit, në pjesën e pasme të kokës së qenit.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 08-06-2010
0
Kur e shikoni nga largësia me siguri do të ju duket se në bar qëndron i shtrirë një tigër, por me t’iu afruar e shihni kafshën duke u ngritur dhe duke lëvizur bishtin do ta kuptoni se megjithatë ai është qen “në lëkurë tigri”.
Në Kinë kohët e fundit është bërë modë ngjyrosja e kafshëve shtëpiake për tu dukur si një kafshë tjetër e egër. Kështu retriveri i artë bëhet tigër, ndërsa qentë e vegjël leshatakë ngjyrosen për t’i përngjarë këlyshëve të pandës.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-04-2010
0
Tillman, qeni kampion bote në vozitjen në skateboard, këto ditë po bën përgatitjet intensive për garën e cila do të mbahet në kuadër të festivalit “Bark in the Park”.
Qeni katërvjeçar i racës buldog anglez është atraksion i vërtetë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve të rastit derisa stërvitet në Central Park të New Yorkut për ta ruajtur formën e lartë në prag të garës.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 21-04-2010
0
Në parkun safari të Oregonit jetojnë dy shoqe të pandashme – leopardi femër Sanurra dhe qeni femër Ellie. Kjo miqësi e pazakontë filloi para katër vitesh, derisa Sanurra ishte ende një këlysh i vogël.
Sanurran e vogël e kishte braktisur nëna, kështu që personeli i safari parkut e mori nën përkujdesje.
Për të pasur shoqëri, e njoftuan Sanurran me Ellien, e cila po ashtu në atë kohë ende ishte këlysh.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 08-02-2010
0
Shen Valentini? Nuk ka me mire se sa shetitja ‘romantike’ ne park me mikun me te mire te njeriut, qenin…ose pushimi ne kolltukun e kuzhines bashke me macen …ose meditimi ndersa sodit peshkun e kuq te akuariumit ne shtepi.
Keshtu pra festa e te dashuruarve mund te kalohet shume mire edhe nen shoqerine e kafshes shtepiake.
Te pakten keshtu e mendon nje person ne pese, sipas nje sondazhi nderkombetar te kryer nga Reuters/Ipsos pasi u pyeten 24 mije te rritur nga 23 vende te ndryshme te botes.