Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-02-2010
0
Një haker anonim mori emrin Robin Hood, në vendlindjen e tij në Letoni, pasi i dorëzoi televizionit shtetëror dokumente sekrete nga bankat dhe firmat shtetërore.
Hakeri, i cili përdor pseudonimin Neo, sipas pamjes së tij nga heroi i filmit “Matrix”, thotë se dëshiron që edhe qytetarët ta dinë se kush po pasurohet nga recesioni në Letoni, njofton BBC.
Qeveria dhe policia është vënë në ndjekje të tij për prishjen e sigurisë.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-01-2010
0
Nje shaka e bere ne Twitter i ka kushtuar jo pak nje te riu ne Britanine e Madhe.26 vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, kishte derguar ne web site-n e njohur nje mesazh ku kercenonte me nje sulm terrorist ne aeroportin “Robin Hood”.
Aeroporti ne fjale ishte mbyllur per shkak te kohes se keqe, dhe i riu kercenoi se do ta hidhte ne ere nese nuk do te hapej.
Por ndryshe nga sa priste, 26 vjecari eshte arrestuar nga policia dhe sipas ligjeve te anti-terrorit, atij do t’i ndalohet per gjithe jeten te udhetoje permes aeroportit “Robin Hood”.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-10-2009
0
Zemërgjerësia i ka kushtuar një femre në SHBA, 1 vit e 1 dite burg. Bëhet fjalë për një “Robin Hood” të kohëve moderne por në versionin femër që ka zbritur nga pyjet e Nottinghamshire për t’u punësuar në një bankë në Detroit.
Personi në fjale i zhvati bankës së kredive në të cilën punonte, plot 340 mijë dollarë për të ndihmuar klientët të cilëve u refuzohej e drejta për kredi.
Patricia Keezer është kapur në momentin që do kreditonte me 2 mijë dollarë një person që duhej të shlyente disa gjoba, por ajo nuk ka treguar aspak pendesë sepse rrëfeu që këtë veprim e kryente prej 8-vjetësh.