Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-11-2009
0
Nje nder Akullthyesit rus “Capitan Jlebnikov”, ne bordin e te cilit ishin 105 turiste mes te cileve edhe nje ekip i BBC-se, ka ngecur ne Antarktide.
Sipas te perditshmes “Boletin Naval”, i njejti qe denoncoi ne korrik zhdukjen e anijes tregtare finlandeze “Arctic Sea”, ekuipazhi dhe pasagjeret jane mire.
Mjeti do te prese disa dite perpara se te tentoje kalimin e zones se akullt.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-10-2009
0
Nje emigrant rus ne Belgjike eshte kapur nga policia dhe tashme rrezikon te dale para gjyqit per vjedhje ne nje dyqan.
Shkak per kete eshte bere fakti se ne nje dyqan kepucesh ai ka vjedhur vetem nje kepuce dhe jo te dyja.Kjo ka rezultuar fatale per njeriun e pafat, i cili nuk ka menduar te demtoje sa me pak pronarin e dyqanit, por ne pune i hynte vetem nje e tille.
Menjehere shitesi ka pasur dyshime per njeriun me nje kembe dhe ka thirrur policine, e cila pas nje hetimi te shkurter ka arritur te arrestoje hajdutin dhe ta riktheje kepucen prane shoqes.
Gabim i pafalshem per hajdutin pa shume mend, i cili tashme rrezikon edhe qendrimin ne Belgjike ku ka kerkuar azil politik.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-10-2009
0
Një njeriu të pastrehe rus i kanë ndihmuar bashkëkombësit e tij të cilët në këtë kohë krize pinë më shumë alkool se kurrë më parë.
Mashkulli i pastrehë rus për një vit është bërë shitës në bursë pasi ka mbledhur shishe të zbrazëta të alkoolit për para, shkruajnë mediet ruse.
Burri 63-vjeçar Leonid Konovalov ka mbledhur deri në 2.000 mijë shishe në ditë gjatë vitit të kaluar në kohën kur Rusinë e ka kapluar një krizë e rëndë ekonomike.