Rusi, shoferi i autobusit përplas shoferët e pakujdesshëm

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-02-2013

0

Rusi, shoferi i autobusit përplas shoferët e pakujdesshëmNjë shofer autobusi në Rusi ka gjetur një zgjidhje shumë origjinale për të shmangur shoferët që i zënë rrugën. Ai thjesht i merr përpara duke u munduar t’i edukojë në mënyrë që të mos përsërisin më gabimin.

Alexei Volkov, i cili punon në Zelenograd, është bërë i famshëm në internet pasi ai i poston videot e përplasjeve që shkakton me shoferët e pakujdesshëm. Ai njihet si “Ndëshkuesi” për shkak se vendos rregull në rrugë në mënyra brutale.

Vetë Volkov pranon se ka shkaktuar më shumë se 100 aksidente gjatë punës së tij si shofer autobusi.

“Shefave nuk u intereson sepse autobusi pëson shumë pak dëmtime. Nëse dëmtimi është i madh, presin paratë nga kompania e sigurimeve dhe e rregullojnë sërish”, shprehet Alexei.

“Cfarë të bëj unë? Të manovroj papritur apo të frenoj fort duke dëmtuar pasagjerët? Më heqin patentën menjëherë po të veproj kështu, kështu që vendos të vazhdoj rrugën time. Unë i regjistroj këto aksidente në mënyrë që të shikohet kush e ka fajin”, shpjegon rusi.

Video : http://www.youtube.com/watch?v=frPUkXM42pI

 

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Rusi, trafik rekord, linjë 190 km në autostradë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-12-2012

0

Për të gjithë ata që mendojnë se Tirana apo qytetet e tjera shqiptare vuajnë nga trafiku i rënduar, ajo që ndodh në mënyrë të përditshme në vendin tonë nuk është asgjë krahasuar me një trafi

k të përmasave të denja për të hyrë në librin “Guiness”, të regjistruar të dielën në Rusi.

Si rrjedhojë e rreshjeve të befta të dëborës dhe mjegullës që solli bllokime, linja e trafikut në autostradën që lidh dy qytetet kryesore ruse, Moskë-Shën Pjetërburg, arriti deri në 190 kilometra.

Falë angazhimit të Ministrisë së Transporteve dhe përpjekjes së autoriteteve, trafiku në orët e para të së hënës u arrit të reduktohej në vetëm “50 kilometra” radhë, ndërsa shpejtësia e lëvizjes u kufizua në shpejtësi 15-20 kilometra në orë.

Rusia është e mësuar me dimrin e ashpër dhe rreshjet e dëborës janë një fenomen i zakonshëm, por pas një vjeshte që zgjati me temperaturat e larta, pushtimi i vendit nga dëborë ndodhi në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë edhe për një vend të mësuar me kushte të tilla.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Rusia së shpejti do të bëhet me një akullthyese të re gjigande

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-10-2012

0

Akullthyesja më e madh bërthamore në botë do të lëshohet në det në Rusi në vitin 2015. Korporata Shtetore “Rosatom” ka shpallur tashmë tenderin për ndërtimin e anijes së re universale atomike.

Akullthyesja e re do të ndërtohet në përputhje me kërkesat më të fundit të sigurisë, ku është prodhuar shumica e anijeve atomike. Kjo akullthyese e re është projektuar si akullthyese kryesuese. Ajo do të jetë e pajisur me sisteme të reja sigurie, në përputhje me rregullatoret e agjencive të monitorimit, atyre të mbrojtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së deteve. Centrali elektrik i saj do të jetë krejtësisht tjetër, më modern dhe i sigurt.Gjatësia e akullthyeses do të jetë 173 metra, kurse gjerësia – 34 metra. Sa për krahasim – parametrat e akullthyeses më të madhe atomike të ditëve tona “50 vjet të Fitores” janë 159 me 30 metra, respektivisht. Si vijon nga detyra teknike e shtruar për zbatim, akullthyesja e re bërthamore do të projektohet për shoqërimin e anijeve në sipërfaqet e ngrira të detit me trashësi akulli deri në 4 metra, për shoqërimin e vaporëve në zonat e ujërave të cekëta, për rimorkimin e konstruksioneve lundruese në sipërfaqe të mbuluara me akull dhe në ujë të pastër si dhe për të kryer operacione shpëtimi në të gjitha kushtet e motit.

Aktualisht Rusia ka gjashtë akullthyese operative bërthamore. Megjithatë, së pari, çdo flotë duhet të ripërtërihet, të përsoset më tej. Dhe, së dyti, me rritjen e interesit ndaj tranzit ndërkombëtar nëpërmjet Rrugës së Detit të Veriut si dhe në lidhje me zhvillimin intensiv të përvetësimit të burimeve të Arktikut, Rusia ka nevojë për akullthyese të reja. Në një kohë të afërt planifikohet ndërtimi i tre akullthyeseve të reja me kosto rreth 37 miliardë rubla (1.14 miliardë dollarë) secila.

Sipas dokumentacionit të projektit, akullthyesja e sipërpërmendur duhet të vihet në funksionim në vitin 2017. Ndërsa në vitin 2015 është planifikuar lëshimi i saj në det dhe fillimi i testimeve të para.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Konkurs për këndimin e Kuranit në Rusi

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-10-2010

0

Të rinj nga 25 vende morën pjesë në një konkurs të recitimit të kuranit në Moskë. Konkursi, i cili zhvillohet për të 11-ën herë, mblodhi bashkë një grup të larmishëm pjesëmarrësish nga e gjithë bota.

Ku konkurs mirëpriti këndues të kuranit nga Bahreini, Egjipti, Turqia, SHBA-ja, Rusia si dhe shumë vende Arabe’, Raui Ain Ed-din, Kryetar i këshilli Shura në Rusi

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Bore e verdhe ka rene ne Rusi

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 06-03-2010

0

Bore e verdhe ka rene ne rajonin Amur, ne Rusine Lindore.

Ererat e forta ne Mongoli kane bere qe rete te perzihen me nje front pluhuri dhe rere, te kalojne mbi Kine duke u perqendruar mbi Rusi dhe me pas duke u shkarkuar ne reshje debore me ngjyre te verdhe.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Rusi: Lyen floket e djalit per te fshehur tradhetine

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-12-2009

0

Rusi: Lyen floket e djalit per te fshehur tradhetineNje grua ne Rusi ka arritur te beje te pabesueshmen per t’i fshehur bashkeshortit tradhetine me nje mashkull, me te cilin kishte pasur edhe nje femije.

Per kater vjet rresht ajo i kishte lyer floket djalit qe kishte nga lidhja e jashteligjshme per te maskuar tradhetine me te dashurin qe ka floke te kuq, ashtu si femija.

Ngjarja ka ndodhur ne Republiken e Bashirias ne kufi me Uralet ku gruaja nuk humbi kohe pasi i fejuari u nis ne veri per motive pune, ndersa ajo ngeli shtatzane me nje te dashur te ri.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Daisuke Nakanishi: Rreth botes me biciklete per 11 vjet

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-11-2009

0

Daisuke NakanishI jane dashur 11 vjet per t’i rene botes perreth me biciklete. Heroi eshte nje shtetas japonez qe ka udhetuar 150 mije kilometra duke kaluar ne 130 shtete te ndryshme.

Daisuke Nakanishi ishte nisur me korrik te 1998-es nga Alaska kur ishte vetem 28 vjec.

Gjate udhetimit, Nakashini ka kaluar me bicikleten e tij ne SHBA, Meksike, ka vazhduar per ne Ameriken Qendrore dhe ka shkuar ne Panama nente muaj me vone, ne prill te 1999-es.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg