Shefi dhe sekretarja, kontratë për seks javor

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-12-2013

0

shefi-dhe-sekretarja-kontrat-euml-p-euml-r-seks-javor_hdSeks katër herë në muaj në këmbim të shumës prej më shumë se 30 mijë eurove në vit – ky është thelbi i kontratës që Luigi De Fanis, komisioner në Departamentin e Kulturës në rajonin e Abruzzo, kishte firmosur me sekretaren e tij, Lucia Zingariello.

Tarifës i janë shtuar dhe 1.200 euro në muaj, që simpatikja 34-vjeçare i merrte si pagesë të punës së saj të zakonshme si sekretare politike e PDL-së.

Skandali i zbulimit të ekzistimit të një kontrate mes një zyrtari vendor italian me sekretaren e tij, ku bëhej fjalë për pagesë ekstra për ofrimin e seksit ka pushtuar mediat e atjeshme. Kontrata u gjet nga një kontroll i policisë dhe në të shkruhej se pranohej që për katër herë marrëdhënie intime në muaj, sekretarja të përfitonte pagë mujore prej 3.000 eurosh në këmbim të seksit.

Ndërkohë vajza paguhej dhe me 1.200 euro në muaj për punën e saj të zakonshme si sekretare politike e PDL. Policia arrestoi komisionerin dhe sekretaren e tij personale, si dhe dy punonjës të tjerë në rajonin e Abruzzo me akuzën për grabitje, mashtrim i rëndë dhe përvetësim, njofton Shekulli

Por sekretarja ka mohuar ta ketë nënshkruar me dëshirën e saj këtë kontratë. Ajo thotë se ishte e detyruar nga shefi i saj, i cili nga një sanitare, puna që bënte më parë, e ngriti në detyrën e sekretares. Ndërkohë vajza shton se e pranoi punën për shkaqe financiare pasi në atë periudhë kishte nënën të sëmurë dhe kishte shumë nevojë për para.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Përfitoi mbi 20 mijë euro nga virgjëria

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 08-11-2013

0

p-euml-rfitoi-mbi-20-mij-euml-euro-nga-virgj-euml-ria_hdNjë 18-vjeçare ruse, e njohur si Shatuniha, e ka shitur në ankand “gjënë me të shtrenjtë” që posedonte për ofertuesin më të lartë.

Duke e vënë vetën në kategorinë “E re dhe e papërdorur”, ajo shkruante në ankandin online në një faqe interneti në Rusi, se pranonte vetëm para kesh.

Urgjentisht kam nevojë për para, kështu që po e shes gjënë më të shtrenjtë që posedoj. Jam e gatshme ta bëj shumë shpejt, madje edhe nesër dhe kam dëshmi që vërtetojnë virgjërinë time. Mund të vij në hotelin në sheshin Predmostnaya me certifikatën e virgjërisë sime dhe me një person që do të marr keshin dhe do të shkoj, në mënyrë që mos të mashtrohem. Ky personi do të shkojë dhe unë do të mbetem… Paratë duhet të jenë vetëm kesh”, kishte shkruar ajo, ndërsa transmeton Kosovapress.

Sipas Siberian Times, një burrë me emrin Evgeniy Volnov fitoi ankandin për çmimin në vlerë prej 20.532 eurosh.

Shatuniha jo vetëm që e shiti “pasurinë”, por duket se ajo nuk u dënua për këtë. Policia në Krasnoyarsk, ku jeton 18-vjeçarja, ka thënë se ajo nuk e ka thyer ligjin.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Mund t’ju shëroj me fuqitë e mia, por në shkëmbim dua…

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 07-11-2013

0

mund-t-rsquo-ju-sh-euml-roj-me-fuqit-euml-e-mia-por-n-euml-shk-euml-mbim-dua_hdDanezi Ulrik Andersen është arrestuar nga policia italiane në Milano me akuzën për mashtrim dhe marrëdhënie seksuale me detyrim.

46-vjeçari shtirej si një njeri i shenjtë me fuqi të mbinatyrshme dhe u premtonte shërim ‘pacienteve të tij’ vetëm nëpërmjet kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të duke u thënë se “vetëm në atë mënyrë mund të vepronin fuqitë e tij mbinatyrore”.

Autoritetet italiane kanë thënë se ai shfrytëzonte gjendjen e pacienteve, kryesisht të atyre që vuanin nga depresioni, të cilat me shpresën e shërimit i jepeshin atij.

“Nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, unë do të të transmetoj dashurinë e Zotit. Kështu më thonë engjëjt e mi”, i kishte thënë një italianeje, e cila kishte kërkuar shërim nga “i shenjti”.

Danezin e kanë denoncuar dy ‘paciente’, njëra nga të cilat kishte filluar “seancat shëruese” para tre vitesh, kurse tjetra dy vite më parë.

Gjatë kontrollit në banesën e Andersen është gjetur edhe një listë e gjatë (me afro 100 emra), që dyshohet se janë viktima të mashtrimit të tij.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

E dehura do seks në rrugë! (Video)

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-10-2013

0

e-dehura-do-seks-n-euml-rrug-euml-video_hd

Çka ka më të shëmtuar se mashkulli i dehur? Femra e dehur! Por, në këtë video mund të gjeni ndoshta kombinimin më të keq të të dyve.

Rusja është dehur aq shumë me të dashurin, saqë në një çast donte seks me të, dhe atë midis rruge. Mirëpo, ai ishte aq i dehur, pra edhe i paaftë për “veprim”. Ndërsa, pranë rastisi edhe nëna e saj dhe tash ajo kishte “turp”! Për më shumë, shikojeni videon.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Seksi me dinozaurët, çmenduria e radhës në librat erotikë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 06-10-2013

0

seksi me dinozaurFantazitë erotike nuk kanë mbarim. Duke u nisur nga fakti që librat erotikë po lulëzojnë falë shitjeve në internet, Christie Sims dhe Alara Branwen kanë shkruar tri libra, me jo më tepër se 20 faqe, të cilët kanë si protagoniste vajza që sulmohen seksualisht nga dinosaurët.

Në përshkrimin e tyre në Amazon, ku mund të blihen online të tria librat, shkruhet:

“Kujdes! Ky është një tregim që hyn në fantazitë më të errëta erotike. Nuk është për zemrat e dobëta”.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Kinezët shkojnë në kurs për t’u mësuar si të bëjnë seks

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-09-2013

0

kinezNë një dhomë anonime hoteli në qendër të Shangait, Ma Li u bën kurs disa grupeve të vogla të grave kineze, rreth një teme që në shoqërinë kineze është tabu – seksi.

Kursi zgjat dy ditë dhe është mjaft i shtrenjtë: 2.500 juanë (410 dollarë), ose gati gjysma e pagës mesatare mujore në metropol. Megjithatë, numri i nxënëseve që shkojnë e i trokasin asaj në derë rritet çdo ditë. Gjë që e ka shtyrë të organizojë kurse edhe në qytete të tjera të vendit. Gjatë këtij kursi intensiv, nxënëset mësojnë diçka nga anatomia, psikologjia dhe teknikat e sjelljeve intime.

Ma Li, e cila i është bashkuar Asociacionit Botëror të Mësimdhënësve të Seksit, përpiqet të jetë sa më e afërt dhe më e hapur në mënyrë që nxënëseve të saj t’u japë besimin, i cili në të shumtën e rasteve u mungon. Gjatë kursit transmetohen video me marrëdhënie seksuale orale për pjesën teorike. Gjithashtu vihet në përdorim edhe pjesa praktike.

“Nuk kam fare edukimi për seksin. Unë kam menduar se trupi i një burri i ngjan atij të një vogëlushi. Unë dua të di për veten dhe se çka në të vërtetë është seksi”, ka treguar Sophia Hu, një avokate 30-vjeçare, ndërsa transmeton Shekulli.

Kurset kanë nisur në janar, mirëpo grupet me kandidate janë plotësuar disa javë përpara, tregon Ma. Idenë për këtë punë ia ka dhënë një psikologe nga Pekini, Zhenhing Li, e cila që nga korriku organizon seanca gjatë të cilave gratë vijnë e flasin lirshëm për këtë temë.

Çështja e seksit ka qenë tabu në Kinë, por është forcuar qëkur Partia Komuniste erdhi në pushtet, më 1949. Megjithatë, gjërat filluan të ndryshojnë me hapjen e vendit ndaj botës, shtimit të numrit të udhëtimeve dhe kontakteve me jashtë dhe ndikimin në rritje të Kinës në skenën ndërkombëtare.

“Në Pekin, Shangai e në qytete të tjera, vajzat janë shumë të ndikuara nga kultura perëndimore, tajvaneze dhe koreane dhe ato kanë një sjellje shumë moderne karshi seksit. Mirëpo, në zonat rurale, femrat nuk dinë gjë për këtë fushë”, shpjegon Jay Zheng, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në universitetin e mjekësisë të Kaohsiungut, në Tajvan.

Më 2011, një çift nga Vuhani, i cili sa ishte martuar, ishte përfolur nëpër gazeta pasi ata ishin shumë të paditur në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Madje ata për tre vjet nuk kanë pasur fëmijë, sepse mendonin se për të mbetur shtatzënë gruaja mjaftonte vetëm të flinin së bashku në të njëjtin shtrat. Burri dhe gruaja, të dy të diplomuar në fakultete, e kanë kuptuar se ku qëndron problemi vetëm pas një vizite te mjeku, i cili u ka treguar se për të mbetur gruaja shtatzënë duhet pasur marrëdhënie seksuale.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Seksi për një natë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-09-2013

0

sexPYETJE:
Doktor,
Para pak javëve u putha me disa djem të rinj në një klub. Ndjeva se nuk isha e interesuar të flirtoja ose të bisedoja me ta, por nxitimthi, të takoja ndonjërin prej tyre. Këtë fundjavë, bëra seks me njërin prej tyre. Nuk di të them pse e bëra këtë. Ai është shumë më i ri nga unë dhe me të nuk kemi asgjë të përbashkët. Kjo gjë më shqetëson dhe kam frikë se nuk do ta kontrolloj dot dëshirën për seks. Ndjehem e zhvlerësuar dhe kam humbur respektin për veten.
Si ta kuptoj shkakun e kësaj sjelljeje dhe si ta ndaloj përparimin e kësaj marrëdhënieje?

PËRGJIGJE:
Ka disa arsye, që puthjet e rastësishme në një bar, ose marrëdhënie për një natë, janë plot kënaqësi për disa, dhe nuk ngjallin asnjë interes për të tjerë. Në momente të ndryshme të jetës, shumë njerëz, ndjejnë nevojën për marrëdhënie rastësore. Me siguri,edhe ju do të keni qenë në një situatë të caktuar, që nxituat të takoheni me një djalë të ri.
Më lejo të bëj dy pyetje:
· A je e mërzitur me rrethin social që ke?
· A u ndjeve mirë kur e njohe, e takove dhe e puthe këtë djalë?
Këto janë ndjenja që ia vlejnë t’i kesh, sepse përmes tyre do të zbulosh disa gjëra të reja lidhur me veten dhe do të kuptosh për gjithçka tjetër që dëshiron të marrësh nga jeta.
Nga pyetja jote kuptohet se je e shqetësuar nga shpejtësia me të cilën ndodhën këto gjëra në klub. Sjellja juaj tregon se ka diçka që duhet ndryshuar në sjelljet tënde. Ti nuk e thua, por mund të kesh qenë nën efektin e alkoolit, ose të ndonjë substance tjetër në këto javët e fundit. Alkooli dhe drogat mund të kenë qenë shkak për veprimet e tua të nxituara. Kjo marrëdhënie dhe tërheqja ndaj të panjohurve, ndodhin kur do të lehtësosh vuajtjen e një zemre të thyer. Këto lloj marrëdhëniesh ndodhin dhe janë të vlefshme. Shpesh ato ndihmojnë të rritin vetë-besimin, veçanërisht, kur zemra është e lënduar. Dua të të them, po qe se gjen nw veten tënde arsye për këto marrëdhënie, mos e ul vlerësimin dhe respektin për veten.
Ju jeni e shqetësuar për nxitimin e fundit që flakëroi në bar. Eksploro sjelljet dhe ndjenjat e tua, dhe do të kuptosh se ka diçka që duhet ta ndryshosh. Ka mundësi që kesh përdorur alkool ose substanca të tjera këto javët e fundit dhe kjo mund të ketë kontribuar në këto veprime. Një dashuri e humbur dhe ndjenja e vetmisë janë arsye që detyrojë për marrëdhënie të tilla.
Konsideroje gjë të mirë dhe të vlefshme atë që të ndodhi në bar, ajo ndihmon të rritet vetë-besimi. Për tu ndjerë mirë fizikisht dhe psikologjikisht me veten ka rëndësi vetë-vlerësimi dhe vetë-respekti i shëndetshëm. Të ndjehesh mirë me veten, është një ndjenjë që vjen nga shumë burime, por më me rëndësi është burimi i brendshëm, që vjen nga brenda vetes. Prishja e vetë-vlerësimit, ose mungesa e tij e plotë, është një gjë shumë e komplikuar dhe është vështirë ta arrish përsëri kur e humbet njëherë. Vetë-vlerësimi dhe vetë-respekti ndihmojnë që të bëni zgjedhjet më të mira në jetë. Ato ndihmojnë të zgjidhni personin me të cilin do të përfshiheni në një marrëdhënie. Ato rritin aftësinë për ndryshuar ato gjëra që duhet të ndryshoni.
Në qoftë se e ndjen se sjellja jote e javëve të fundit nuk është normale dhe shqetësohesh sepse ke dëmtuar dinjitetin tënd, ti bën mirë ta shikosh të vërtetën në sy dhe të kërkosh zgjidhjet e mundshme. Vlerëso mirë hapat që duhet të hedhësh pas kësaj.
Nevoja për vëmendje seksuale është një gjë normale për të gjithë, por, në qoftë se ndjeni që zgjedhja ose sjellja juaj u ka dalë nga dora, atëherë, kërkoni për diçka tjetër që ndodh brenda jush në këtë moment, dhe mundohuni t’i rregulloni ato. Përshtatuni me ndryshimet dhe streset që u kanë ndodhur kohët e fundit. Vështirësitë e shkollës dhe stresi që ato shkaktojnë, kur kërkoni punë dhe nuk e gjeni atë për kohë të gjatë, kur ke vështirësi dhe probleme në familje, kur dëshiron të hakmerresh ndaj një bashkëshorti ose dashnori që të ka tradhtuar, kur je e sapo divorcuar e shumë të tjera si këto, janë situata që çdo njeri mund t’i provojë në momente të caktuara të jetës, por qe kanë pasoja në sjelljen e tij.
Për këtë pjesë të pyetjes tënde, unë nuk besoj se jam personi i përshtatshëm. Një psikolog do të ishte i duhuri. Në vartësi të nivelit të shqetësimit që ke, ose të dëshirës që ke për të ndryshuar sjelljen, do të ishte e vlefshme një bisedë me një këshillues. Provo të qëndrosh për një kohë pranë një shoqes, që dëshiron të të ndihmojë lidhur me ndodhitë e tua të fundit. Kjo do të ndihmoje për të qartësuar gjithçka lidhur me ndijimet e tua.
Lidhur me seksin me një partner më të ri ose më të vjetër në moshë, unë them se këtu nuk ka gjë të keqe, po qe se çdo gjë do ta bëni me kujdesin dhe me mirëkuptimin e një të rrituri. Në seksin për një natë (që shumë personave televizivë u pëlqen ta quajnë “One-night-stand”), rëndësi të madhe ka të ndjehesh mirë me veten, me veprimet e tua dhe me të tjerët për rreth. Ka shumë rëndësi të ruani veten dhe partnerin nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe nga shtatzënia e padëshirueshme. Nga letrat e shumta që marr çdo ditë në blogun “seksologu.com”, unë e ndjej shqetësimin e atyre që kanë kryer marrëdhënie për një natë. Ata pas marrëdhënies rastësore, për shumë kohë, vuajnë frikën se mos janë infektuar
Seksi rastësor, është seks pa lidhje emocionale midis dy partnerëve. Pas kësaj marrëdhënies të shpejtë, disa duan të vazhdojnë të jenë miq dhe të takohen përsëri. Por, mund të lindë një problem, kur partneri tjetër nuk do ta vazhdoje marrëdhënien. Kjo mund të ndodhë edhe me ju.. Edhe në qofte se ti nuk do të duash të takohesh më me këtë djalë, ai mund të kërkojë dhe e kundërta. Mba mend, seksi për një natë është seks i pashëndetshëm. Seksi pasionant plot kënaqësi ndodh kur marrëdhëniet seksuale kryhen me partnerë të cilët njihen për një kohë të gjatë. Afeksioni reciprok, nxit dëshirën, eksitimin dhe orgasmën. Është mirë kur ju jeni plot epsh. Por, duhet të dini, se seksi rastësor është vetëm epsh. Ai, kurrë, nuk do t’u bëjë juve dy shokë të vërtetë. Seksi rastësor dhe hook-up-et janë marrëdhënie pa emocione dhe pa prirje për romancë.

Djali me të cilin ju u përfshitë në seks rastësor, mund të ketë marrëdhënie emocionale me vajza të tjera, me të cilat takohet rregullisht. Në këtë rast, ai do të ndjehet i shqetësuar, sepse vajzat e tjera me të cilat ka marrëdhënie emocionale e takohet, nuk e dinë që ai rastësisht një natë ishte me ty, dhe këtë lloj seksi për një natë ato e konsiderojnë seks të pistë.

Për deri sa ju bëtë seks rastësor dhe për deri sa nga anketa në www.seksologu.com, rezulton se rreth 40% e të rinjve bëjnë seks të tillë, unë nuk mund ta konsideroj këtë lloj seksi të pistë, por pa hezitim, them me zë të lartë: Seksi rastësor duhet të jetë shumë i kufizuar.

Pas asaj marrëdhënieje për një natë, unë jam i sigurtë që ju keni menduar dhe keni kuptuar se ka diçka tjetër tej veprimeve tuaja. Mundohu t’i vlerësosh ndershmërisht ato që ndjeve. Mba mënd, marrëdhënia për një natë, në vetvete, nuk është as gabim as e keqe, por ajo që ndjeni përpara dhe mbrapa këtyre marrëdhënieve, janë me shumë rëndësi dhe duhet të vlerësohen.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg