Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-01-2010
0
Ata behen heronj qe ne moshen 8 vjecare. Dy heronjet jane dy femije australiane, Jake Satherley dhe Spencer Jeams, te cilet kane shpetuar nje burre qe po mbytej nga dallget ne Goald Coast te Queensland.
Femijet jane futur menjehere ne uje me tavolinat e tyre te serfit pasi kane pare nje njeri ne veshtiresi, duke e nxjerre shendoshe e mire ne breg.
8 vjecaret jane pjese e nje klubi per plazhistet e vegjel. Te pranishmit ne vendngjarje kane thene te habitur se kjo eshte hera e pare qe shohin nje skene te tille.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 09-12-2009
0
Mijera persona nga agimi ne perendim kane admiruar serfistet me te mire ne bote, ne muret e ujit deri ne 9 metra ne ekzibicionet e tyre ne det.
Spektakli eshte zhvilluar ne Hawaii dhe eshte nje prej garave me ekstreme.
Gara eshte realizuar per here te pare ne vitin 1984 dhe eshte zhvilluar vetem 6 here per shkak te mungeses se dallgeve perfekte.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-09-2009
0
Ne plazh djem dhe vajza me windsurf ne krahe nxitojne per te kapur dallgen e fundit para perendimit te diellit.Me vone mbremja bie e qete dhe festa nis neper bare e lokale, ndersa numri i turisteve shtohet gjithnje e me teper.
Ky eshte Vladivostok, zone e ish-Bashkimit Sovjetik, fortese ushtarake sekrete e mbyllur deri ne 1991.Prej vitesh buronin lajme per mungese energjie, kontrabande, kriminalitet.
Sot ne port ndodhen ende anijet e vjetra te Flotes se Paqesorit, fillimisht sovjetike, me pas ruse.Por ne mol te terheq veshtrimin prania e anijeve turistike nga Tokio e Seul, dhe jahtet e vegjel te pushuesve.