Në kërkim të jetës përtëj tokës .

Posted by G S | Posted in Kuriozitete | Posted on 19-07-2014

0

tokaPër vite me rradhë shumë studiues dhe zbulues janë munduar që të gjejnë jetë në planete të tjera të sistemit tonë djellor dhe jo vetëm. Një tregues i qartë për vjetërsine e tokës dhe jetës së hershme, janë dhe rezultatët që nxirren nga akujt mijëra vjeçar ne polin e veriot apo ne Antraktidë.

Studiuesit nga Kalifornia Mark Thiesen dhe Michael Lemonck kanë shkuar në polin e veriut me synimin për të gjetur prova me të cilat të mund të vërtëtojnë per jetën në miljona vjet para erës sonë.

Zbulimet ishin vërtetë mbreslënëse. Nga kampionët e marrë ne akull ata vërtëtuan se jeta në tokë ka mbi 5 milion vjet që egziston në forma shumë primitivë. Po faktë të rëja po dalin çdo ditë e më shume për egzistencën e jetës dhe në ndonjë planet tjetër të rruzullit tonë diellor, por për momëntin këto fakte janë akoma në fazën e vërtetimeve.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Ka filluar coptimi i kores së Tokës

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-11-2012

0

Një sërë tërmetesh të fuqishme që tronditën në prill brigjet e Sumatrës, mund të jenë shenjat e para se po krijohen kufij të rinj të pllakave tektonike, pra se po thyhet fundi i oqeaneve, thotë një studim i ri.
Sipas studimit të paraqitur në revistën prestigjioze “Nature”, pos tërmeteve të fundit, ku më i forti ishte i magnitudës 8.7, pllaka indo-australiane mund të çahet në gjysmë. Fatmirësisht, kjo nuk është diçka që ndodh papritmas, por për miliona vjet, mirë ky proces shkakton tërmete të mëdha.

“Është një proces që ka filluar ndoshta para 8-10 milionë vjetëve, kështu që ju mund ta imagjinoni se sa kohë duhet për t’u krijuar kufiri klasik i pllakave”, ka thënë shkencëtari francez Matthias Delescluse.Sumatra është vendi i përplasjes së pllakës indo-australiane. Këto pjesë të mëdha të ngurta të kores së Tokës po i afrohen njëra-tjetrës me një shpejtësi prej pesë deri në 10 centimetra në vit. Pllaka e zgjatur indo-australiane, e cila shtrihet kryesisht tek Oqeani Indian, gjendet nën ishujt e Indonezisë.Fërkimet që rezultojnë, shkaktojnë tërmete të fuqishme, një prej të cilave më 2004 ka shkaktuar cunami. Megjithatë, dridhjet e 11 prillit 2012, edhe pse të shkallës së lartë, nuk kanë shkaktuar cunami. Shkencëtarët besojnë se këto ndryshime në efekte mund të shpjegojnë natyrën e defekteve.Duket se i ashtuquajturi copëtimet e reja të i llojit horizontal, për dallim nga ata vertikalë, nuk krijojnë cunami. Përveç kësaj, tërmetet në prill kanë ndodhur shumë larg në perëndim, në pllakën indo-australiane, në një zonë që ka më shumë tendosje dhe më shumë çarje,

Delesklus thotë se lëvizjet në skajin e pllakës ndikojnë në mesin e saj.

“Australia tashmë po lëvizë drejtë Indisë, dhe India drejtë Australisë”, shton ai. “Ato ndahen nga çarjet. Nëse ju shikoni Tokën sot, në mes të pllakave është vetëm copëtim. Pra, në procesin që ne i referohemi, nga çarjet e shumta po krijohet një. Kjo është çështja: ne nuk e dimë se sa kohë duhet që njëra të dobësohet dhe të lokalizojë të gjitha deformimet, në mënyrë që të tjerat të mos jenë aktive. Momentalisht, në Oqeanin Indian ka shumë çarje aktive”.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Spanjë, toka çahet më dysh

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-11-2012

0

Një çarje e tokës me gjatësi prej 1.5 km, u shfaq papritur në jug të Spanjës.
Çarja përfshiu rajonet e El Esparragal dhe të Puerto Lumbreras që ishin përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm ditët e shkuar.

Surpriza dhe frika, janë të mëdha për banorët dhe pronarët e banesave në zonën e përmbytur, të cilët nuk mund ta shpjegojnë këtë dukuri. Vitin e shkuar, në muajin maj, rajoni ishte goditur nga një tërmet 5.1R, i cili si pasojë e thellësisë së tij të vogël, që arrinte në 1 km, shkaktoi dëme të mëdha.
Ndërkohë, thellësia e çarjes së tokës arrin nga 3 deri në 5 m. Në vendngjarje kanë mbërritur teknikë të shërbimit të qytetarit, si dhe gjeolog dhe sizmolog të Institutit të Sizmologjisë dhe të Shërbimit Kombëtar të Gjeologjisë, të cilët ende nuk janë në gjendje të japin një shpjegim, se cila ishte arsyeja që shkaktoi këtë dukuri!
Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Jeta në Tokë do të zgjasë edhe 2,8 miliardë vjet

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-11-2012

0

Shkencëtarët parashikojnë që jeta në Tokë do të zgjasë edhe 2.8 miliardë vjet por nuk pajtohen edhe aq në vlerësimin nëse do të mbijetojë ndonjë formë e jetës dhe ku do të mund të ndodhte kjo.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë që paralelisht me plakjen e Diellit do të zhduken format më komplekse të jetës.

Oqeanet do të zhduken, pllakat tektonike do të ndalen së lëvizuri. Në pjesët më të lagështa do të krijohen rezervuarët me ujë të nxehtë dhe të kripur, në të cilat edhe një miliardë vjet do të banojnë mikrobet, dhe pastaj do të zhduken dhe ato.Ekspertët duan të kuptojnë se çfarë gjurmësh kimike të ekzistencës së vet mund të lënë mikrobet në fund të jetës së tyre në Tokë që gjurmët e tilla të kërkohen në planetët e tjerë.

Shkencëtarët sugjerojnë edhe mundësinë e ndonjë apokalipsi edhe më të hershëm. Ta zëmë, në formë të ndeshjeve me meteorë të mëdhenj.

Përveç “Apofisit” të njohur, kërcënim përbëjnë edhe dy asteroide të mëdha, orbitat e të cilëve, si duket duhet të ndryshohen për t’u shmangur përplasja, ka deklaruar presidenti i korporatës raketore-kozmike “Energia”, Vitali Lopota.

Prandaj, është i nevojshëm bartësi i raketës me ngarkesë rreth 70 tonelata i cili në trajektoren e asteroidit do të çojë aparatin kozmik për të ndryshuar drejtimin e lëvizjes së tij, ka deklaruar Lopota.

Sipas fjalëve të tij, është e mundshme që për këtë qëllim të shërbejë ndonjë lloj avioni kozmik i ngarkesave, i cili do të bartë armët bërthamore.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Shtatë shenjat e vdekjes së Tokës!?

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-10-2012

0

Portali amerikan io9.com ka botuar artikullin e autores Annalee Newitz, në të cilin ajo përmendi shtatë dëshmitë se pse Toka është në prag të vdekjes.

Këtë ajo e definon me zhdukjen e 75 për qind të të gjitha specieve në Tokë në më pak se dy milionë vjet. Neve kjo na duket si kohë shumë e gjatë, por sipas kohës gjeologjike kjo mund të krahasohet me një mbyllje-hapje syri.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

54 planete te tjere pervec Tokes

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-07-2012

0

Më shumë se 54 planetë, që teorikisht mund të strehojnë jetë, janë zbuluar nga një teleskop i teknologjisë së përparuar me rreze infra të kuq nga NASA.

Zbulimi i bërë nga ky teleskop është shumë me interes, duke pagur parasysh se teleskopi Kepler i Agjencisë Amerikane të Hapësirës ka vetëm një vit që është lëshuar në orbitë. Në këtë periudhë kohore, ky teleskop ka vëzhguar vetëm një pjesë të vogël të galaktikës sonë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Pritet shpërthimi i një ylli që do të shndrisë Tokën dy javë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 23-01-2011

0

Toka së shpejti do të mund ta fitojë diellin e dytë, të paktën për një apo dy javë.

Një prej yjeve më të shndritshme të qiellit tonë do të bëhet supernova (do të shpërthejë), ndërsa eksplodimi do të mund të mund të ndodhë qysh gjatë këtij viti, shkruan gazeta britanike Daily mail.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg