Tajlandezja 274 kg doli jashtë shtëpisë me vinç
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-08-2010
0
Gruaja nga Tajlanda, Umnuayporn Tongprapai, e cila peshon 274 kilogramë, doli për herë të parë nga shtëpia pas tre vitesh, por me ndihmën e vinçit.
Tajlandezja 40 vjeçare u detyrua që urgjentisht të kërkojë ndihmë mjekësore pas tumorit në këmbën e djathtë dhe për këtë arsye fqinjët e saj kërkuan ndihmë nga autoritetet e Bangkokut për ta transportuar nga banesa e saj gruan më të rëndë në këtë shtet.
Në një moment të gjithë rane dakord. Guvernatori i Bangkokut, Sukhumbhand Paribatra, organizoi ekipin e mjekëve, inxhinierëve dhe ekipeve të shpëtimit.
Umnuayporn Tongprapai kishte mbetur e ngujuar në shtëpi për tre vjet. Ajo mund të ecë gjithsej disa hapa, por edhe kjo është tepër lodhëse për të.
Për ta nxjerrë jashtë Tongprapain, punëtorët u detyruan ta thyejnë njërën anë të murit si dhe një pjesë të fasadës në ndërtesë, e më pas me ndihmën e ashensorëve të ndërtesës e lëshuan nga kati i tretë.
Dëshira e vetme e tajlandezes obeze është që të shërohet dhe dobësohet, ndërsa kur ta arrijë këtë dëshiron te bëjë realitet ëndrrën e saj.
“Dëshiroj të shkoj në det. Më pëlqen të luaj në ujë”, tha Tongprapai.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen





