Tërheq anijen prej 760 tonësh
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-10-2009
0
Rusi Elbrus Nigmatulin, i cili mban titullin e njeriut më të fortë, ka thyer rekordin e tij personal dhe ka lëvizur anijen bartëse me peshë prej 760 tonësh, njoftojnë mediet ruse.
Elbrus ka vendosur rekord personal në vitin 2006 kur në lumin “Moska” ka tërhequr anijen prej 186 tonësh.Rusi 35-vjeçari i fuqishëm është kampion rus në katër sporte, përfshirë mundjen e duarve dhe ngritjen e peshave, dhe deri më tani katër herë ka fituar titullin e njeriut më të fortë në këtë vend.
Ai ka marrë pjesë edhe disa herë rresht në garën për njeriun më të fortë në botë, por asnjëherë nuk i ka shkuar për dore të gjendet në mesin e tre të parëve.
Në vend të peshave, sportistët ekstrem sikur Nigmalutin zakonisht e testojnë fuqinë e tyre në anije, buldozerë dhe kamionë.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen