Torta më e madhe në botë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-01-2010

1

Në Meksiko Siti është vendosur rekordi për tortën më të gjerë dhe më të rëndë që është gatuar ndonjëherë. Torta e stërmadhe, e quajtur “Tre Mbretërit”, emri i një feste  të shënuar për popullin meksikan, peshon jo pak, por 10 mijë e 500 kilogram.

Torta është prezantuar para publikut në qendër të kryeqytetit meksikan ditën e dielë. “Rekordi i mëparshëm i tortës më të madhe ka qenë në qytetin e Hjustonit, në Teksas, një tortë e cila kishte një gjatësi prej 1 mijë metrash.

Ndërsa torta aktuale ka një gjatësi prej 720 metrash, por peshon 10 mijë e 500 kilogram”, u shpreh guvernatorja e qytetit, Laura Velaskez.

Ëmbëlsira gjigante është ndarë në copa dhe iu është shpërndarë fëmijëve e të varfërve të periferisë së Meksikos. Ditën e “Tre Mbretërve”, e cila festohet më 6 janar, zakonisht familjet meksikane gatuajnë një tortë me fruta, që përmban figura të vogla të Jezusit fëmijë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentet (1)

e bukur eshte

Komentoni këtë kuriozitet