Violina më e shtrenjtë në botë 14.5 milionë euro

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 07-07-2010

0

Violina e punuar nga mjeshtri italian Guarneri del Gesu shumë lehtë mund ta arrijë çmimin në ankand në 14.5 milionë euro. Kjo shumë e bën atë instrumentin më të shtrenjtë muzikor në botë, shkruan gazeta britanike “Telegraph”.

Violina “Vieuxtemps Guarneri” është punuar në vitin 1741, ndërsa e shet në Chicago tregtari kryesor i violinave të rralla “Bein & Fushi”.

Violina në të cilën kanë luajtur virtuozët më të mëdhenj të botës, mori emrin sipas muzikantit Henri Vieuxtemps, i cili jetoi në shekullin e 19-të. Geoffrey Fushi tha se ky instrument është njëri prej më të veçantëve për shkak të madhësisë dhe të tingullit.
Solisti nga Chicago Piter Quint i cili ka luajtur në këtë violinë disa herë thotë se ky instrument ka një fuqi të jashtëzakonshme, ndërsa përveç kualitetit të tingullit, mundëson edhe nxjerrjen e shumë emocioneve.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet