Wikipedia strehon tre milionë artikuj në anglisht

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 23-08-2009

0

WikipediaVersioni në anglisht i enciklopedisë së internetit të prodhuar nga përdoruesit, Wikipedia strehoi artikullin e saj të tremiliontë të hënën – një e dhënë rreth një aktoreje norvegjeze.

Wikipedia shpalli rekordin në faqen e saj en.wikipedia.org. “Wikipedia në versionin anglisht falenderon kontribuesit e saj për krijimin e më se 3,000,000 artikujve,”- thuhej në të.

Wikipedia tha se artikulli i tremiliontë ishte rreth Beate Eriksen, një aktore filmash e televizioni dhe regjisore norvegjeze 48-vjeçare.

Themeluar tetë vjet më parë, Wikipedia mburr veten e saj duke lejuar çdokënd me një lidhje interneti të kontribuojë ose të ndryshojë përmbajtjet.

Wikipedia aktualisht strehon një total prej 13 milionë artikujsh në 260 gjuhë.

Wikipedia është një nga faqet më të vizituara të internetit dhe tërheq rreth 65 milionë vizitorë në muaj. /krokodili.com

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet