Zbulimet e medha shkencore 2009

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-12-2009

0

Zbulimet e medha shkencore 2009Ardi eshte fituesja e zbulimeve me te medha shkencore te vitit 2009. Revista amerikane “Science” e ka vendosur zbulimin e muajit tetor ne vendin e pare, pasi Ardi ose sic quhet ne gjuhen shkencore Ardipithecus ramidus eshte paraardhesi tone me antik, duke datuar para 4.4 milione vjetesh.

Primatin e mbante Lucy me moshe 3.2 milione vjecare. Dy trupat jane gjetur ne te njejtin vend ne Afar te Etiopise dhe per kete, Tim White nga Universiteti i Kalifornise shprehet se Ardi nuk eshte nje shimpaze por as nje qenie njerezore edhe pse na tregon se si kane qene paraardhesit tane.

Ardi peshonte rreth 50 kg, kishte duar te medha, jetonte ne peme dhe kur zbriste ecte me dy kembe. Per te ndertuar identikitin e skeletit kane punuar 47 shkencetare nga 9 vende te ndryshme.

Zbulimi i dyte me i madh i vitit eshte ai i yjeve Pulsar te fotografuara nga sateliti “Fermi”. Yjet pulsar perbehen nga neutrone dhe leshojne rreze te fuqishme gamma. Por nje tjeter hap i madh perpara jane edhe fotot e marra nga teleskopi Hubble qe ka arritur te regjistroje pamje mahnitese nga galaktikat me antike qe datojne para rreth 600 milione vjetesh.

Per hapesiren e afert, zbulimi me i madh eshte ai i pranise se ujit ne Hene, pas bombardimit te siperfaqes se satelitit tone natyror. Ky zbulim mund t’i hape rrugen kolonizimit te Henes brenda vitit 2020. Rezultate te rendesishme jane arritur edhe ne biologji, pasi me anen e Rapimicines eshte vertetuar zgjatja e jetes se minjve.

Hapa perpara jane bere edhe ne fushen e kimise sepse “National Accelerator Laboratory” ne Kaliforni, i pari laborator me rreze lazer X, eshte vene ne pune. Ky supermikroskop do lejoje shkencetaret te studiojne me ne detaje materien. “Science” vecon eshte zbulimet e rendesishme ne luften kunder kancerit dhe ne fushen e semundjeve neuropsikiatrike./tch/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet