Zbulohet anija e mbytur, që mbart thesarin prej ari të nazistëve

Posted by Aida. M | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-07-2017

0

Një arkë që konsiderohet të jetë thesar i humbur nazist, me vlerë 111 mijë eurosh, është gjetur në thellësinë e një anije të fundosur gjermane.

Ajo u gjet në anijen “SS Minden”, që është fundosur në vitin 1939, jo shumë kohë pas shpërthimit të Luftës së Dytë botërore, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit e anijeve u janë drejtuar autoriteteve të Islandës për t’u dhënë leje për hulumtim më të thellë të mjetit lundrues. Natyrisht që “gjuetarët e thesareve” të cilët edhe e gjetën këtë pasuri, mendojnë se u takon Mbretërisë britanike.
Para dy vitesh, një grup tjetër janë akuzuar që kanë tentuar të hulumtojnë pa leje anijet e fundosura gjermane. Anija SS Minden, me 6 shtator të vitit 1939 është nisur nga Brazili, ku ndihmësit e bankave gjermane që kanë qenë atje, kanë ndihmuar që të ngarkohet e gjithë kjo pasuri. Gjatë lundrimit, këtë anije e kanë sulmuar anijet britanike, kështu që Adolf Hitler ka urdhëruar kapedanit të anijes që të tërhiqet ose ta fundos qëllimisht anijen.

Historianët thonë se kjo ngarkesë ka qenë e sigurt, por prapë nuk kanë mundur të hulumtojnë, sepse hulumtimi nën ujë kushton shumë shtrenjtë.

Mirëpo, me dekada mendohet se nazistët gjermanë, në atë kohë, e kanë përdorur rrugën ujore për të bartur ar gjatë Luftës së Dytë Botërore, që do ndihmonte në të ardhmen për ikje apo për sigurimin e fondeve pensioniste.
Pasi është bërë publik ky thesar, shumë njerëz entuziast kanë nisur të hulumtojnë dhe kanë shpresuar që ky thesar të bjerë në duart e tyre.
Bota asnjëherë nuk do ta dijë se sa pasuri kanë pasur në dispozicion nazistët gjermanë, por besohet që të jetë një sasi shumë e madhe. Një pjesë e pasurisë është gjetur, ndërsa pjesa tjetër i takon legjendave ose gojëdhënave.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet