Zvoglohet numri i Elefantëve

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 10-09-2009

0

Zvoglohet numri i ElefantëveGjuetia pa leje dhe uria shkaktuar nga thatësira që nga fillimi i vitit ka vrarë më shumë se 100 elefantë në veri të Kenisë.

Ky vend ishte i goditur nga thatësira të vështira në 12 vitet e fundit, që përbën një kërcënim serioz për elefantët, tha zoologu Iain Douglas-Hamilton, themelues i organizatës Save the Elephants.

Ai sqaroi se elefantët e uritur janë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve infektive sepse dobëson imunitetin e tyre, ndërsa shumë elefantë të rinj dhe të vjetër tashmë kanë vdekur.

Douglas-Hamilton thekson për rritje të gjuetisë pa leje dhe atë e ndërlidh me vendimin e vitit të kaluar nga Zimbabve, Botsvana, Namibia dhe Afrika e Jugut për të lejuar shitjen e kockave të elefentave që ishte ndaluar më parë.

Në Kenia jetojnë rreth 23.000 elefantëve, por numri i tyre për shkak të gjuetisë pa leje mund të bie ndjeshëm sikur në Çad, ku për tre vite numri i tyre ka rënë nga 3.800 në 600.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg

Komentoni këtë kuriozitet